19.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Shkup: Protestat përfundojnë qetë

Shkup protesta14-18Mijëra shqiptarë edhe njëherë kanë protestuar fuqishëm në Shkup, kundër dënimeve të përjetshme për të akuzuarit në rastin “Monstra”. Gjatë protestës së quajtur “Marshi i Lirisë” protestuesit bartnin flamuj kombëtarë dhe parulla në gjuhën Shqipe dhe maqedonase, ku kërkohej që të ndërpriten rastet e montuara kundër shqiptarëve.

Protestat sërish u përkrahën nga figura të ndryshme të jetës politike dhe publike. Mes tyre edhe kryetari i Komunës së Strugës Ziadin Sela dhe ish deputeti Hisni Shaqiri, raporton abcnews.

Ziadin Sela, Kryetar i Komunës së Strugës: Kemi dalë për të protestuar në mënyrë paqësore dhe të qetë, për të kërkuar të drejtën. Atë që nuk po e bën shteti po e bëjnë qytetarët. Këto zotërinjtë këtu nuk guxojnë të dalin në mënyrë paqësore, por ne përsëri u përgjigjemi me paqe. Nuk duam asnjë problem.

Hisni Shaqiri, ish deputet: Jam thellë i bindur se rasti “Monstra” na ka shqetësuar të gjithëve, dhe kemi dalë për të kërkuar drejtësi, liri, nga të gjithë ata që abuzojnë me lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve.

Kësaj radhe numri i protestuesve ishte më i vogël në krahasim me javën e kaluar, kurse kryetari i Këshillit, Bedri Ajdari theksoi se kjo është pasojë e presioneve nga pushteti.

Bedri Ajdari, familjar: Kemi dalë për brengën tonë, për rastin Monstra, të cilët janë padrejtësisht të burgosur. Duke pasur parasysh presionet që bën shteti mbi popullatën, edhe pse në numër janë më të vogël se radhëve të tjera, keni parasysh presionet që i bën shteti.

Këshilli Organizativ përsëriti kërkesat e protestuesve, shpalljen të pafajshëm të të dënuarve për rastin “Monstra” dhe lirimin e tyre, shkarkimin e prokurores dhe gjykatësit të rastit, dhe dorëheqjen e ministres së Brendshme Jankullovska.

Protesta përfundoi e qetë para Qendrës Tregtare “Mavrovasja”, ku ishte vendosur sërish kordoni policor, i cili nuk lejoi që karvani protestues të arrijë para gjykatës themelore Shkupi 1.

Më Shumë

Kurti: Ofruam dy kompromise, opozita s’u tregua e gatshme për marrëveshje

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e partive politike që iu përgjigjën ftesës së tij për takim,...

Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në dy vende të ndryshme në Prizren brenda gjysmë ore. “Kanë qenë dy aksidente rreth orës 16:00 dhe 16:30. Në...

Lajmet e Fundit