14.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Osmani: Për kryekuvendar, Kushtetuta nuk parasheh zgjedhje

VjosaOsmani-LDKDeputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëra nga hartuest e Kushtetutes, Vjosa Osmani për Indeksonline ka thënë se problemi i zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, nuk mund ta qoj vendin edhe në një palë zgjedhje.

“Kushtetutat në mënyrë taksative parasheh katër rrethana kur vendi shkon në zgjedhje, dhe moszgjedhja e Kryetarit të Kuvendit, nuk është njëra prej tyre. Pra në këjtë rast, edhe në qoftëse kthehet procedura në zero, thjesht përsëritet procedura e Kuvendit dhe nuk do të ketë zgjedhje, por është thjesht përsëritje e procedurës”, tha Osmani.

Osmani mendon se edhe nëse vendoset nga Gjykata Kushteutese që të përsëritet seanca konstituive, atëherë prapë koalicioni LDK-AAK-Nisma, janë të vetmit që i kanë numrat për ta zgjedh kryekuvendarin.

“Pavarësisht kësaj ne do t’i kemi votat dhe PDK nuk do t’i ketë votat. Pra të vetmit që kanë mundësi ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit me 61 vota e më shumë janë koalicioni LDK-AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë. Kurse PDK është e vetme”, tha ajo.

Megjithatë, ajo mendon se vetëm PDK, bëri shkelje në seancën konstituive të mbajtur me 17 korrik.

“Por ne jemi të bindur që me datën 17 korrik gjithçka ka shkuar në rregull sa i përket veprimeve tona dhe shkeljet e vetme janë shkeljet e Kryesueses nga ana e PDK-së.Prandaj dhe nuk shohin ndonjë nevojë që procedurat të përsëriten sepse është urgjente që institucionet e Kosovës të ndërtohen sa më shpejt dhe presidentja të veproj sa më shpejt sa i përket caktimit të mandatarit të qeverisë”, tha Osmani.

Lidhur me deklarata se PDK po mundohet ta bind Nismën që të largohet nga koalicioni aktual, ajo tha se këto nuk janë të vërteta.

“Ne kemi informata të sigurta që një gjë e tillë nuk është e vërtet. Këto deklarata kanë tentuar që ta destabilizojnë koalicionin mirëpo kanë pas efekt të kundërt dhe vetëm e kanë forcuar edhe më shumë. Dhe çdo tendencë e PDK-së për ta dëmtuar koalicionin, na ka bërë edhe më të fortë”, tha Vjosa Osmani.

Më Shumë

‘Është i sëmurë rëndë, po mbahet në çeli ferri’, ‘Daily Mail’ shkruan për Sadin Durakun të arrestuar nga Serbia javë më parë

  Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kërcënoi me hakmarrje ndaj shqiptarëve pas arrestimit të Srecko Sofronijeviqit nga policia kosovare javë më parë i kërkuar për...

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Numri i qytetarëve të regjistruar, në kuadër të regjistrimit të popullsisë, tashmë ka arritur mbi 1 milion. Lajmin e ka konfirmuar në “RTV Dukagjinit”, Ylli...

Lajmet e Fundit