6.4 C
Prizren
E enjte, 4 Dhjetor, 2025

Begaj shtroi iftarin tradicional për familjet e dëshmorëve

Begaj per iftarKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, mbrëmë ka shtruar iftarin tradicional, që komuna organizon për çdo vit, në muajin e madhërishëm të ramazanit, për familjet e dëshmorëve të kombit nga Komuna e Malishevës, ku edhe janë bërë lutje për dëshmorët dhe janë kënduar pjesë të Kuranit, nga ana e hoxhallarëve në kuadër të Bashkësisë Islame të Malishevës.

“Është obligim i yni, i të gjallëve, që ti kujtojmë dëshmorët e kombit, pasi falë tyre ne sot gëzojmë shtetin tonë të lirë. Jemi në muajin e shenjtë të ramazanit dhe kam dashur të bëjmë një darkë së bashku dhe të bëjmë lutje për dëshmorët. Shumë respekt për të gjithë dëshmorët dhe familjet e tyre”, tha Begaj, duke folur më pas për rëndësinë e sakrificës së dëshmorëve dhe veprën e tyre në luftën për liri.

Për sakrificën e dëshmorëve, foli edhe kreu i Bashkësisë Islame në Malishevë, mulla Xhevat Kryeziu, përderisa ka falënderuar edhe Komunën, për këtë organizim tradicional. Pas kësaj, hoxhallarët, kanë bërë lutje dhe kanë kënduar pjesë Kurani.

Në këtë iftar, përveç familjeve të dëshmorëve, ishin të pranishëm edhe krerët e Bashkësisë Islame në Malishevë, hoxhallarë dhe asamblistë të Komunës së Malishevës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prokuroria e Prizrenit mban tryezë rajonale për mbrojtjen e viktimave të krimit

Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht Kryeprokurori Petrit Kryeziu dhe Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmë Viktimave në Prizren, ka organizuar sot tryezën regjionale në kuadër...

28 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

Sot bëhen 28 vjet nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). 28 Nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës së...

Lajmet e Fundit