11.9 C
Prizren
E premte, 17 Tetor, 2025

Thaçi “komandon” agjenden e Presidentes Jahjaga

thaci jahjagaPo e pret një sinjal nga lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, për të nisur procedurën për mandatimin e mandatarit për Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

E para e shtetit të Kosovës, presidentja Atifete Jahjaga, edhe pse tashmë e ka të qartë nga Kushtetuesja se cili do të jetë roli i saj për mandatarin e qeverisë, duket se nuk po ka “guximin” të nisë këtë procedurë pa e marrë pëlqimin e kryeministrit në detyrë, njëherësh shefit të PDK-së. Ky veprim i Presidentes është dëshmia më e mirë se Thaçi e Jahjaga vazhdojnë bashkëpunimin e tyre, duke forcuar edhe më shumë raportet miqësore e edhe institucionale. Ky vendim i Jahjagës po ashtu është dëshmia më e mirë se e para e shtetit sikur edhe shumë herë të tjera vazhdon të jetë nën “komandën” e Thaçit.

Por këtë neglizhencë të presidentes Jahjaga për ta caktuar mandatarin për kryeministër nuk e arsyeton Dren Doli, përfaqësues i Grupit për studime politike dhe juridike. Sipas tij Presidentja nuk ka asnjë detyrim që të pres vendimin e Gjykatës, për aq kohë sa Gjykata nuk ka kërkuar nga presidentja që të mos ushtrojë funksionet e saj për shkak të efektit që mund të ketë ankesa e PDK-së në Gjykatën Kushtetuese.

I pyetur nga “Botapress” nëse e para e shtetit të Kosovës po pret një vendim të z. Thaçi për të nisur procedurat për mandatarin e ri, Doli beson se në rastin konkret presidentja edhe sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por edhe sipas Kushtetutës, ka detyrimin që të fillojë procedurat për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë. “Në rastin konkret i bie që sipas vendimit përshkrues të Gjykatës, Presidentja duhet të kërkojë nga Partia Demokratike që të propozoj një individ, të cilin ajo do ta caktojë për mandatar për kryeministër. Moszgjedhja e pjesës tjetër të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës dhe ankesa që PDK-ja ka ushtruar në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e z. Mustafa për kryeparlamentar nuk është arsye e cila shtyn në vetvete ushtrimin e funksioneve kushtetuese të presidentes”, tha Doli, transmeton bota press.

Më Shumë

Ja me cilën parti pret bashkëpunim Shaqir Totaj në Prizren

Kryetari aktual i Prizrenit Shaqir Totaj, ka treguar se me cilën parti pret bashkëpunim. Totaj, i ftuar në “Edicionin Special” në Klan Kosova, tha se...

Ndalohen 110 litra vaj ulliri të padeklaruar në pikën kufitare të Vërmicës

Zyrtarët doganorë në pikën kufitare të Vërmicës kanë ndaluar një automjet për kontroll të dytë në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 07:00,...

Lajmet e Fundit