2.4 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Tirana feston Fiter Bajramin

Tirane-Falja e BajramitPas 30 ditëve agjërim, myslimanët e Shqipërisë dhe të mbarë botës, festojnë sot Fiter Bajramin. Namazi i Bajramit u fal sot në orën 06:23 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin para ish-hotel “Dajtit”.

Në ditën e Fiter Bajramit, besimtarët myslimanë i kanë bërë apel qeverisë për ndërtimin e xhamisë së madhe. Këtij apeli i është bashkuar edhe Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, i cili duke iu drejtuar kryeministrit Rama, ka kërkuar që qeveria të marrë parasysh kërkesat e tyre. Sipas Gurrës, besimtarët myslimanë duan të kenë një vend ku të falen.

Gjithashtu edhe kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, uroi besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët.

“Bajrami është simbol i paqes, i gëzimit, i qetësisë shpirtërore, moment i lartësimit të Allahut dhe koha e shpresës së arritjes së kënaqësisë së Krijuesit, që është edhe qëllimi final për çdo besimtar. Festa e Bajramit është lehtësim i shpirtit, është kënaqësia e brendshme që buron prej shpresës së përmbushjes së adhurimit dhe përfitimit të faljes prej Allahut, Mëshiruesit Fuqiplotë”, tha Bruçaj, shkruan Shekulli.

Kreu i KMSH-së theksoi se Bajrami është dita e lehtësimit të brengave, është dita e shpresave të reja, është dita e të kujtuarit për njëri-tjetrin, është dita e një jete të re, e pendesës për gabimet dhe e projekteve të veprave të mira, duke shprehur dhe një urim për paqe në Gaza, Irak dhe Siri.

“Duke përfituar nga përkujdesja e veçantë hyjnore, që Zoti i madh ka ndaj nesh në ditët e Bajramit, unë i lutem Atij dhe ju ftoj edhe ju t’i lutemi së bashku për më shumë paqe, gëzim e harmoni, për shuarjen e luftërave dhe konflikteve anë e mbanë globit, i lutem Zotit Fuqiplotë që të sjellë paqen në Gaza, Irak, Siri e kudo nëpër bote ku shkelen parimet hyjnore dhe te drejtat themelore te njeriut”, u shpreh Bruçaj.

Më Shumë

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit furnizon Njësinë e Dializës me 45 karrige moderne

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka realizuar një investim të ri në kuadër të përmirësimit të kushteve për pacientët, duke furnizuar Njësinë e Dializës...

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, Komisioni për të Pagjetur jep detaje

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka nisur kërkime në një lokacion në rajonin e Rahovecit, i njohur si “Përzhina”, në afërsi të varrezave...

Lajmet e Fundit