Erdogan kthen mbrapsht vlerësimin e hebrenjve

Erdogan-kryeministri i TurqiseKryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, do të rikthejë një çmim të marrë në vitin 2004 nga Kongresi Amerikano-Hebraik, i cili e ka akuzuar atë për “retorikë të rrezikshme” kundër Izraelit.

Kongresi i ka kërkuar atij t’ia rikthejë çmimin e dhuruar për përpjekjet e paqes në Lindjen e Mesme. Ambasadori turk në SHBA tha se Erdogan do ta bënte me “kënaqësi” këtë gjë.

Ambasadori Serdar Kilic tha se nga Erdogan nuk mund të pritet të bëjë një sy të verbër ndaj aksioneve ushtarake të Izraelit në Gaza dhe në Bregun Perëndimor.

“Përpjekjet për të përshkruar kritikat legjitime të kryeministrit Erdogan ndaj sulmeve të qeverisë izraelite ndaj civilëve, si shprehje të ntisemitizmit janë një shtrembërim i dukshëm dhe një përpjekje për të mbuluar gabimin historik të qeverisë izraelite”, tha Kilic në një letër, të cituar nga portali turk i lajmeve, Hurriyet.

Erdogan po bën fushatë për t’u zgjedhur president, muajin e ardhshëm, ndaj dhe ka kritikuar ashpër ofensivën e ushtrisë izraelite kundër militantëve palestinezë të Hamasit, në Gaza, ku më shumë se 1100 persona kanë vdekur deri më tani, shumica e të cilëve janë civilë.

Më Shumë

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit