7.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Shembet tuneli i HEC, vdesin dy shqiptarë dhe një turk

Tuneli i HECNjë incident i rëndë me tre viktima, mes të cilëve dy shqiptarë dhe një shtetas turk, ka ndodhur në galerinë e Hidrocentralit në Reps të Epërm, në rrethin e Mirditës. Ngjarja ka ndodhur sonte në orën 21:05.

Mësohet se në momentin e incidentit tre viktimat kanë qenë duke punuar në një thellësi 1,500 – 2,000 metra në brendësi të galerisë.

Si raporton shqiptarja.com, viktimat janë Pjetër Doda, nga Fani, Ndue Legisi, nga fshati Shebe, ndërsa nuk dihet identiteti i shtetasit turk.

Shkak për ngjarjen e rëndë mendohet të jenë kushtet e vështira në të cilat tri viktimat punonin. Në galerinë e HEC-it në Qafë Mollë, në momentin e incidentit mësohet të kenë qenë edhe punëtorë të tjerë por që fatmirësisht nuk raportohen viktima të tjera.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta shpëtimi, policie dhe autoambulancë, ndërkohë që pritet të nisë edhe puna për nxjerrjen e trupave që gjenden në thellësi, si dhe zbulimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Punëtorët e galerisë së HEC-it në fjalë, janë ankuar disa herë për kushtet e vështira në të cilat atyre iu duhet të punojnë.

Më Shumë

Dëmtohet fusha nga mjetet piroteknike në ndeshjen Liria–Trepça ’89

Sot në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren, gjatë ndeshjes së Ligës së Parë, ndërmjet Lirisë dhe Trepçës ’89, u dëmtua fusha me bari artificial...

Drejtoresha e DKA-së në Prizren mbledh drejtorët e shkollave për sigurinë dhe fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Luljeta Veselaj Gutaj, mbajti sot takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Prizrenit, ku u diskutua...

Lajmet e Fundit