12 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Haziri: S’mund të përsëritet koalicioni me PDK-në

LutfiHaziri5-30Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se koalicioni LDK-AAK-Nisma ka 83 deputetë dhe sipas tij, po presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të formuar institucionet, Kuvendin dhe Qeverinë.

Haziri është shprehur kundër idesë së PDK-së që qeveria e ardhshme të jetë me përfshirje të gjerë. Ai ka deklaruar për “Epokën e re” se koalicioni i dikurshëm PDK-LDK nuk mund të përsëritet tani.

“Koalicioni që e udhëheq LDK-ja i ka 83 deputetë. Nëse mendohet në një koalicion që ka qenë deri në vitin 2010 është çështje tjetër. Koha ka dëshmuar se tërheqja e LDK-së njëanshëm nga ajo qeverisje nuk ka mundur të riparohet ende”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, në këtë fazë LDK-ja ka krijuar një koalicion me shumicë të madhe parlamentare, pa PDK-në dhe po pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ta vazhduar formimin e qeverisë dhe organeve të tjera shtetërore.

“Situata politike në Kosovë ka nevojë për zgjidhje legale, jo për zgjidhje politike. Dhe legaliteti kërkohet nga Gjykata Kushtetuese që është organi më i lartë dhe garantues i kushtetutshmërisë. Kërkesën për shqyrtim e ka shkaktuar PDK-ja dhe në këtë kohë, kur jemi në pritje të vendimit të Kushtetueses për shumicën parlamentare, mendoj se duhet ta presim datën që është konfirmuar e që është 21 gushti”, ka deklaruar Haziri.

Ai është shprehur i bindur se Kushtetuesja do ta konfirmojë kushtetutshmërinë e zgjedhjes së kryeparlamentarit.

“Ne kemi thënë se vazhdojmë të besojmë se kjo çështje do të interpretohet ashtu siç është thënë në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Besojmë shumë se kemi vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe presim që vetëm të konfirmohet kjo kushtetutshmëri e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit”, është shprehur Haziri.

Më Shumë

KRU “Hidroregjioni Jugor” shkyç konsumatorët me borxhe të akumuluara

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se ka filluar shkyçjen e konsumatorëve nga rrjeti i ujësjellësit për shkak të borxheve...

Landovica, fshati i bashkuar për një mjedis më të pastër

Sot, banorët e fshatit Landovicë  të Prizrenit, organizuan një aksion pastrimi që rezultoi me largimin e një sasie të madhe mbeturinash nga qendra e...

Lajmet e Fundit