10.1 C
Prizren
E diel, 26 Tetor, 2025

Elbasan, nëna vret me thikë në gjumë fëmijën 4 vjeç, tenton të vetëvritet

Vrasje ne ShqiperiNjë krim makabër në familje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku nëna ka vrarë me thikë në gjumë fëmijën e saj 4 vjeç dhe më pas ka tentuar edhe ti japëfund jetës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Godolesh të Elbasanit.

Sipas burimeve të policisë autorja e këtij krimi është 26 vjeçarja Nexhmije Dushku, e cila ka goditur me thikë djalin e saj. Pasi ka kryer krimin, ajo ka tentuar qe të vrase edhe veten me thikë, duke marrë plagë të rënda.

Nexhmije Dushku është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Elbasanit dhe është nën kujdesin e mjekëve, por në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se shkak për këtë akt është depresioni i nënës pasi ajo ishte e divorcuar nga bashkëshorti 3 vite më parë.

Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me këtë krim makabër.

Më Shumë

Rahoveci 029 sfidon Prishtinën sonte në “Mizahir Isma”

Sonte nga ora 19:00, palestra “Mizahir Isma” në Rahovec do të presë përballjen e xhiros së tretë të Superligës, ku Rahoveci 029 do të...

“Drama” në Rahovec, kandidati i LVV-së kalon në balotazh

Është përmbyllur procesi i numërimit të votave të diasporës në Komunën e Rahovecit, duke qartësuar garën për balotazh. Derisa kandidati i AAK-së, Smajl Latifi, e...

Lajmet e Fundit