-0.5 C
Prizren
E mërkurë, 15 Janar, 2025

Haradinaj: Numri i punësimeve është lehtë i evidentueshëm

Ramush Haradinaj 1Blloku LDK-AAK-Nisma po hedh varg akuzash në drejtim të Qeverisë në largim për vendime dhe punësime antiligjore, ndërkohë, shoqëria civile i sheh këto akuza vetëm retorike dhe jo përmbajtjesore.

Sipas saj, akuza të njëjta kishte pasur edhe PDK-së në vitin 2007 para se të vinte në pushtet për partinë që kishte udhëhequr deri atëherë, derisa, pavarësisht premtimit se nuk do ta vazhdoj rrugën e njëjtë, ajo jo që e vazhdoj, por edhe e thelloj duke punësuar militantë partiak, e të pakualifikuar.

Blloku pavarësisht akuzave, nuk ka mundur të jap shifra se sa persona janë punësuar gjatë kësaj periudhe nga Qeveria në detyrë. Por, sipas udhëheqësve të bllokut, të gjitha këto punësime dhe vendime të kësaj qeverie në largim do të jenë objekt shqyrtimi dhe anulimi nëse ato janë bërë pa kritere të konkursit dhe në kundërshtim me ligjin.

Mandatari i bllokut për kryeministër, Ramush Haradinaj ka thënë për KosovaPress se numri i punësimeve është lehtë i evidentueshëm.

“Është lehtë e evidencuar në situata të tilla kur ka punësime ose kontrata që nuk janë fare në planifikimin buxhetor, ose kur nuk ekzistojnë vendet e punës, por në këto kohët e fundit janë të pakuptimta, është stërngarkim i administratës, stërngarkim i buxhetit, në një farë mënyre është mashtrim i atyre njerëzve, sepse i mashtrojnë duke marr vendime që nuk përputhen me të vërtetën”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa, në anën tjetër Fidan Kalaja nga Lëvizja Fol, e cila monitoron punën e Ekzekutivit thotë për KosovaPress, se dukuria e rehatimit të militantëve partiak në fund të mandateve qeveritare është një dukuri qeverisëse, ose model qeverisës në vend.

Ai tha se kjo ka ndodhur në 14 vitet e fundit, prej që Kosova ka themeluar institucionet e saj.

Kala thotë se sikurse blloku tash, edhe PDK-ja në vitin 2007 ka kritikuar ish partinë në pushtet për rehatimin e militantëve partiak dhe se do ta ketë prioritet këtë fushë, mirëpo sipas tij, Qeveria Thaçi 2 po përfundon me të njëjtën metodë duke rehatuar stafin politik në pozita të shërbyesve civil, si dhe militantët politik në pozita të shërbyesve civil.

“Kjo do të duhej që PDK-ja të mbante premtimin e vitit 2007 të mos krijonte situata të ngjashme me vitin 2007, por ta evitonte këtë situatë, sepse është e paligjshme, pse është e paligjshme, sepse me ligjin për shërbyesit civil do duhej të shpallej konkursi dhe ai të ishte publik që kushdo që është i interesuar të konkurroj, të konkurroj dhe ai që plotëson kriteret në ato konkurse të hynin në punë, e jo si në këtë rast që militantët e dalluar dhe stafi politik i ministrave të rehatohen në pozita të shërbyesve civil”, thotë Kalaja.

Ai ka shtuar se njëjtë po vepron edhe blloku tani, duke kritikuar dhe akuzuar partinë në qeveri në largim se po punëson militantë të saj në kohën kur nuk do duhej të merrte vendime të tilla për punësime, por të njëjtën gjë do ta bëjë edhe nëse ajo vjen në pushtet.

“Koalicioni LDK-AAK-Nisma, unë besoj se janë duke e përdorur të njëjtën retorikë që ka përdorur PDK-ja në vitin 2007, pra këta në këtë moment thonë se këto janë të paligjshme do t’i rishikojmë këto vendime dhe jemi dëshmitarë që nëse merret pushteti nga ta, ata do të vendosin të njëjtat standarde të cilat i ka vendosur paraardhësit e tyre, pra do t’i rehatojnë militantët e tyre ku do të përdorin fshesën, më një fjalë do të largojnë njerëz nga puna dhe ata do t’i zëvendësojnë me njerëz të tyre”, thekson Kalaja.

Mirëpo, Qeveria e ardhshme do ta ketë të komplikuar situatën për t’i larguar njerëzit që janë punësuar në këtë kohë nga puna.
Kalaja thotë se në bazë të ligjit për shërbyesit civil është jashtëzakonisht e komplikuar, ku një person që është i punësuar dhe dëshmohet se ka mbushur kriteret është e vështirë të largohet nga puna.

Ai thotë se ka pasur raste kur janë larguar shërbyes civil nga puna, por Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i ka kthyer në punë dhe i ka kushtuar buxhetit të Kosovës, pasi është dashur të paguajnë atë për atë kohë që nuk ka qenë në punë.

Kalaja tha se administrata e stërngarkuar është pengesë edhe në rrugën e integrimeve evropiane, sepse nga studimet që janë bërë është treguar se administrata e Kosovës është jo profesional dhe e stërngarkuar.

Më Shumë

Diaspora sot nis votimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

Sot, më nëntë janar, ka nisur periudha e votimit përmes postës për qytetarët e regjistruar për votim nga jashtë vendit. KQZ ka bërë me...

Tetë gola në miqësore, Suhareka mposht Lirinë e Prizrenit

Në një miqësore të zhvilluar sot në Suharekë, FC Suhareka ka triumfuar ndaj FC Liria me rezultat 5-3, përcjell PrizrenPress. Ndeshja ishte mjaft dinamike, me...

Lajmet e Fundit