Vetëvritet Robin Williams

Robin Williams1Aktori amerikan Robin Williams është gjetur i vdekur, të hënën, në shtëpinë e tij në Tiburon të Kalifornisë.
Williams ishte 63 vjeç.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë publik nga policia e Kalifornisë, e cila ka deklaruar se dyshohet për vetëvrasje. Policia ka njoftuar se kishte mbërritur në vendngjarje, pasi kishte marrë një telefonatë, e më pas Williams është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij.

Kohët e fundit ai ka vuajtur nga depresioni, duke qëndruar për disa kohë në një qendër rehabilitimi.

Williams ka lindur në Çikago më 21 korrik 1951 dhe u bë i famshëm në filmat ‘Good Morning Vietnam’ dhe ‘Dead Poet’s Society’.

Gruaja e tij, Susan Schneider, ka lëshuar një deklaratë.

“Këtë mëngjes, unë humba burrin dhe shokun tim më të mirë, ndërsa bota humbi njërin prej artistëve më të dashur. Jam thellësisht e mërzitur. Në respekt të familjes së Robinit, ne kërkojmë privatësi gjatë kohës së zisë. Derisa ai kujtohet, të mos fokusohemi në atë se si vdiq Robin por të llogarisim momentet e kënaqësisë dhe buzëqeshjes që ai ua dha miliona njerëzve”.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit