-2.5 C
Prizren
E enjte, 8 Janar, 2026

Gjini: Kushtetuesja po e shkruan Kushtetutën

ArdianGjini-aakIsh-kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese se në vend që të bëjë një interpretim të Kushtetutës, ajo po e shkruan atë.

Gjini në “InfoMagazine” të Klan Kosova ka thënë se qytetarët duhet të presin edhe pak për të vërejtur menjëherë ndryshimet me qeverinë e re, ndërsa tha se besimi midis partive në bllokun opozitar LDK-AAK-Nisma është shumë i madh.

Sipas tij, ndërkombëtarët nuk është se e favorizojnë ndonjë koalicion a parti, por interesohen për prioritetet e qeverisë së re.

“Jemi të gjithë në pritje se çfarë do të ndodhë. Por jam i pari që do të dilja të thoja se po fillojmë ta prishim rendin kushtetues, sepse ajo po e shkruan Kushtetutën e jo interpreton”, ka thënë Gjini.

“Nganjëherë po i lexoj portalet, gazetat dhe sinqerisht po ju them, po më del gazi. Për shkak se shumë prej nesh jemi brenda këtij procesi dhe dimë më shumë nga ajo që del në sipërfaqe. Absolutisht, besimi është i madh midis tre palëve. I themi qytetarëve të presin edhe pak, do ta shohin një qeveri të re dhe do ta vërejnë ndryshimin shumë shpejt”, ka thënë Gjini në Klan Kosova.

“Ne kemi takime të vazhdueshme dhe të shpeshta me ndërkombëtarët. Deri më tani ka vetëm interes se cilat do të jenë prioritetet e qeverisë së ardhshme. Nuk ka interesime të tjera. Praktikisht, në Kosovë nuk ka ngërç politik, por abuzim me provizione kushtetuese që nuk janë të qarta”.

Më Shumë

Pas Malishevës, situata nga vërshimet normalizohet edhe në Rahovec

Pas ditës së vështirë të djeshme ku disa zona në Rahovec, përfshirë Fortesën dhe Ratkocin, u prekën nga reshjet e mëdha dhe përmbytjet e...

Aksident në Llazicë të Malishevës – një i lënduar nga përplasja mes veturës dhe kamionit

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes një kamioni dhe veture në fshatin Llazicë të Malishevës. Rastin  e ka konfirmuar...

Lajmet e Fundit