11 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Tmerri i parrëfyer

Enver Sulaj

Në kamionin e linjës Serbi-Kosovë

sërish eshtra shqiptarësh:
-të vrarë
-të prerë
-të përdhunuar
-pa gjymtyrë
-pa organe
Kushedi…

Po vijnë pa ceremoni
Në heshtje
Me kamion
Ashtu si i morën grumbull të gjallë
Po i kthejnë grumbull të vdekur

Nuk i pyetën për emrat kur i rrëmbyen
Veç në sy i shikuan
Kryesorja të bukur t’i kishin
E shqiptarë të ishin

Copëza kockash me dhe të huaj
Po kthehen me tmerrin e parrëfyer…
Me dashuritë që i panë ngulur në thika
Po kthehen me shtigjet që shpinin në humnerë
Me netët e varrit
E s’i dëgjonte kush…

Nuk mjafton një lule-simbol për pranverën pa lule
As një uratë për botën e përtejme, parajsën e predikuar
As një gjëmë, as një klithmë, as një ulurimë…

Merrni, hidhuni pak dhe të këtij vendi
Bini në gjunjë e mos flisni asnjë fjalë
Se ua shtoni më shumë mërzinë…

Enver Sulaj

Më Shumë

Shaqir Totaj: Nëse nuk ka marrëveshje, nuk e bëjmë kuorumin

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha se Partia Demokratike e Kosovës nuk do t’ia bëjë kuorumin...

Enis Kervan emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar si zëvendësministër të Mbrojtjes, Enis Kervan.Ai uroi për pozitën Kervan dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e...

Lajmet e Fundit