Mustafa: Nuk lëshojmë pe, shumica jemi ne

Isa Mustafa LDKLideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ngërçi politik duhet të zgjidhet në kuvend, me votë të deputetëve.
Në një intervistë për Epokën e Re, ai ka

vlerësuar se Qeveria gjithëpërfshirëse nuk e ka asnjë kuptim, as demokratik, as racional.

Ai ka thënë se koalicioni LDK-AAK-Nisma është i vendosur për ta çuar projektin deri në fund, duke përjashtuar çdo mundësi të një koalicioni me PDK’në.

“Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje të reja, por nuk jemi të gatshëm të lëshojmë pe nga projekti ynë”, është shprehur Mustafa, duke shtuar se vullneti i popullit nuk mund të përkufizohet me 30 për qindëshin e votave, por me shumicën.

Ai ka bërë me dije se e kanë përkrahjen e pakicave dhe presin prapë votat e tyre në Kuvend dhe për qeveri.

Më Shumë

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit