0.3 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Dilema se kush do ta thërrasë seancën?

Kuvendi i Kosoves 7Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili e konsideron jokushtetues zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e kryetarit të Kuvendit, ka hapur shumë dilema se kush do ta thërrasë seancën e ardhshme të Kuvendit. Kushtetuta nuk e parasheh se kush do ta thërrasë seancën në një situatë të tillë
. E dilema në këtë pikë kanë edhe njohësit e çështjeve kushtetuese. Ata shpresojnë që vendimi final i Kushtetueses do t’i sqarojë shumë dilema të ngritura që nga publikimi i vendimit të saj në uebfaqen zyrtare.

Eksperti kushtetues, Riza Smaka, thotë se gjykata ka gabuar që nuk e ka shpallur komplet aktgjykimin, por vetëm një pjesë të tij, duke ngjallur kështu shumë dilema në opinion. Sidoqoftë, ai thotë se nëse gjykata vendos që duhet të përsëritet procedura e mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit, atëherë sipas tij, Kryesia e vjetër e Kuvendit, është ajo e cila duhet ta thërrasë seancën.

“Pastaj deputetja me e moçme me deputeten më të re duhet ta udhëheqin seancën, normalisht duke respektuar agjendën që e përcakton Kryesia e vjetër”, ka thënë Smaka.
E në rast që gjykata vendos vetëm për vazhdim të seancës, atëherë sipas Smakës, seanca mund të thirret nga Flora Borvina si udhëheqëse e seancës konstituive më 17 korrik. /Tribuna

Më Shumë

Komisioni për të Pagjeturit del me raport për ecurinë e gërmimeve në Rahovec

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, këtë të premte do të mbajë konferencë për media lidhur me ecurinë e deritanishme të aktiviteteve kërkimore në...

Haradinaj takohet me Kilajn pas lirimit nga Haga: I urova kthimin e tij në shtëpi

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me Isni Kilaj, i cili u lirua ditë më parë nga burgimi në Hagë me kushtin e...

Lajmet e Fundit