5.3 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Sot betohet Erdogani si president

Erdogan fiton ne TurqiRexhep Tajip Erdogan do ta bëjë gjatë ditës së sotme betimin si president i Turqisë, pasi u shpall fitues në zgjedhjet e para popullore për kreun e shtetit.

Në ceremoninë e së enjtes pritet të marrin pjesë disa krerë shtetesh, por SHBA do të mjaftohen vetëm me dërgimin e një përfaqësuesi të ambasadës së saj, ndërsa nuk do të jetë asnjë nga liderët perëndimorë.

Erdogan, i cili shërbeu në tri mandate si kryeministër i Turqisë, është shprehur se do t’i japë më shumë pushtet postit të presidentit. Kritikët janë shprehur se masat e mara do ta bëjnë atë gjithnjë e më autoritarë.

Ministri i Jashtëm, Ahmet Davutoglu do të jetë kryeministri i ri i vendit.

Erdogan, i cili dorëzoi të gjitha funksionet e tij në partinë AK, mbajti fjalimin e tij të fundit në kongresin e partisë, duke thënë: “Ajo që ndryshon sot është forma, jo thelbi i misionit që partia jonë ka marrë përsipër, qëllimet dhe idealet e saj nuk ndryshojnë”.

Ahmet Davutoglu, i cili ishte i vetmi kandidat për ta zëvendësuar Erdogan, në fjalën e tij ai ka thënë se Turqia kishte nevojë për një kushtetutë të re.

Më Shumë

Një 51-vjeçar gjendet i vdekur në fshatin Bellanicë të Malishevës

Një person i moshës 51-vjeçare është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Bellanicë të Malishevës. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja...

Haradinaj: Naseri, luftëtar i orëve të para dhe simbol i luftës për liri

Në akademinë përkujtimore kushtuar Naser Shalës, u nderua jeta dhe vepra e tij si një nga luftëtarët e orëve të para të përpjekjeve për...

Lajmet e Fundit