4.3 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

VV: Të lirohen protestuesit e arrestuar në Therandë

V-logoLëvizja Vetëvendosje! Qendra në Therandë kërkon prej Policisë së Kosovës që të marrë menjëherë masa për të liruar protestuesit e arrestuar sot në fshatin Mushtisht të Komunës së Therandës.

“Gjatë ditës së sotme me qindra qytetarë të fshatit Mushtisht në Komunën e Therandës kanë protestuar kundër kthimit pa transparencë të qytetarëve serbë në fshatin Mushtisht. Protestuesit kanë mbajtur në dorë parulla me mbishkrimet “Nuk ka kthim pa transparencë”, “Ku janë të pagjeturit e Mushtishtit?”, “UÇK”, etj. Protestuesit kanë kërkuar që kthimi i serbëve autoktonë në fshatin Mushtisht, qoftë për raste festash qoftë me qëllim rikthimin në pronat e tyre, mos të bëhet duke i mbajtur të fshehta listat e atyre që dëshirojnë të kthehen”.

“Komuna e Therandës nuk e ka bërë asnjëherë transparente listën e qytetarëve serbë që kanë shprehur dëshirën të vizitojnë Mushtishtin. Duke u nisur nga masakrat që janë zhvilluar gjatë luftës në Komunën e Therandës, Lëvizja Vetëvendosje! e gjykon kërkesën e qytetarëve të Mushtisht për transparencë në lidhje me listat si një kërkesë të drejtë dhe legjitime. Në të njëjtën kohë, e drejta për të protestuar në emër të kësaj transparence është një e drejtë që nuk mund t’i mohohet asnjë qytetari. Për pasojë, ndërhyrja e policisë me sprej piperi, hedhur ndaj protestuesve, të cilët janë shoqëruar për në spital për shkak të lëndimeve, si dhe arrestimi i gjashtë prej protestuesve është një reagim krejtësisht i pajustifikuar”.

“Lëvizja Vetëvendosje! kërkon prej Policisë së Kosovës që të marrë menjëherë masa për të liruar protestuesit e arrestuar”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Tërheqja e 2 milionë eurove nga përmbaruesit, rrezikohen shërbimet shëndetësore në Prizren

Drejtori i Shëndetësisë në Prizreni, Sylejman Baxhaku, ka ngritur alarmin për një situatë alarmante dhe të papranueshme, pas tërheqjes së rreth 2 milionë eurove...

Prizreni shënon fitore bindëse ndaj KEK-ut

Prizreni ka regjistruar një fitore të thellë dhe të merituar 5:1 ndaj KEK-u, në një ndeshje ku skuadra prizrenase dominoi nga fillimi deri në...

Lajmet e Fundit