Hetime të FBI-së për sulmet e hakerëve ruse

Computers securityMediat perëndimore raportojnë se agjencia FBI po zhvillon hetime për sulmet aktuale nga hakerët rusë kundër sistemit financiar të Shteteve të Bashkuara, që shihen si hakmarrje për sanksionet e qeverisë amerikane kundër Rusisë.

Në raporte citohen burime që thonë se hakerët rusë e kishin marrë në shënjestër bankën JPMorgan Chase dhe së paku një bankë tjetër amerikane.

Bloomberg.com raporton se sulmi ka çuar në humbje të të dhënave të ndjeshme.

Në këtë raport është cituar një ekspert i sigurisë, i cili ka thënë se sulmi duket “larg nga kapaciteti i hakerëve të zakonshëm kriminalë”.

New York Times ka raportuar se JPMorgan Chase dhe se paku katër firma të tjera, ishin goditur gjatë muajit gusht nga ato që ishin përshkruar si “sulme të koordinuara”, që kanë tërhequr sasi të mëdha të të dhënave, përfshirë informacione për xhirollogaritë e kursimeve.

Më Shumë

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Lajmet e Fundit