13.8 C
Prizren
E enjte, 19 Shtator, 2024

AI: Kosova dhe Serbia të kryejnë hetime për të zhdukurit

Amnesty International-logoMe rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, “Amnesty International” u ka bërë thirrje sot Serbisë dhe Kosovës që të kryejnë një hetim të shpejt, të pavarur, efektive dhe të paanshëm në lidhje me të dyshuarit për zhdukje dhe rrëmbime me forcë të njerëzve të kryera para, gjatë dhe pas konfliktit të armatosur në Kosovë, gjatë vitit 1999.

Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Amnesty International”, shkruan në raportin e vetë se, edhe 15 vjet pas përfundimit të konfliktit të armatosur, rreth 1,700 njerëz mbeten të zhdukur, transmeton Telegrafi.

Në Serbi, gërmimet në Rashkë po vazhdojnë, ku deri më tani janë gjetur 47 trupa të shqiptarëve të Kosovës, të cilët janë transferuar nga vendi ynë në vitin 1999.

Kanë kaluar më shumë se 12 vjet që kur trupat e më shumë se 900 shqiptarëve të tjerë të Kosovës janë zhvarrosur në vende të tjera në Serbi, por askush nuk është përgjigjur për këto krime, shkruan në raport “Amnesty International”.

Kosova pritet të themeloj një gjykatë të veçantë, ku do të gjykojë anëtarët e akuzuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për “rrëmbimet” e supozuara të serbëve, romëve dhe shqiptarëve të Kosovës, të cilët thuhet se janë transportuar për në Shqipëri, ku besohet të jenë vrarë.

“Amnesty International” përmes raportit të saj u ka bërë thirrje edhe vendeve të rajonit Bosnjë e Hercegovinës dhe Kroacisë, që të kryejnë hetime në lidhje me zhdukjen e mijëra personave.

Kujtojmë se në Bosnje janë të zhdukur rreth 7.800 persona, kurse në shtetin kroat rreth dy mijë.

Më Shumë

Totaj bën homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

Në kuadër të Ditës së Dëshmorëve të Prizrenit, kryetari Shaqir Totaj, së bashku me nënkryetarin Kujtim Gashi, kryesuesen e Kuvendit Antigona Bytyqi, zyrtarë të...

Ballkani emëron Avni Bytyqin si udhëheqës të departamentit të skautingut

FC Ballkani ka zyrtarizuar emërimin e Avni Bytyqit në pozicionin e udhëheqësit të departamentit të skautingut. Klubi njoftoi se Bytyqi ka qenë gjithmonë një mbështetës...

Lajmet e Fundit