4.4 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Një ditëlindje që kaloi në heshtje

At Zef PllumiVetëm dy ditë më parë, një ditëlindje e një shqiptari të rrallë u kalua në heshtje totale! Ishte përvjetori i lindjes së At Zef Pllumit, raporton Dita. Ai lindi në 28 gusht në Shën Gjin të Lezhës. Ishte françeskani i vetëm i mbijetuar nga regjimi komunist.

Pas 26 vitesh burg, At Zef Pllumi lirohet në 1989 pak para rënies së komunizmit në Shqipëri. Ai u arrestua në moshën 22 vjeçare në 14 Dhjetor të 1946 dhe u dënua më 3 vjet burg si sekretar personal i Anton Harapit. Pas lirimit i’u rikthye jetës së tij françeskane dhe shërbeu si prift në Shosh dhe Dukagjin.

Por në 1967 u arrestua sërish duke kaluar 23 vite në burgjet e Spaçit, të Repsit, Vlorës, Ballshit, dhe Tiranës. Pas lirimit nga burgu, rilindi “Hyllin e Dritës” dhe ju dedikua shkrimit të kujtimeve të jetës së tij.

Ishte nga të parët që nuk foli me patetizëm për demokracinë e brishtë të viteve -90. Nëse lexon shënimet e tij, aty gjen zërin e një shqiptari që ka paralajmëruar fatkeqësi të sotme, zërin e një shqiptari që na thotë të vërtetën për disa dritëhije të forta të historisë tonë 100-vjeçare.

Ai sqaron se nuk është historian, por shënimet e tij janë të vërteta sepse nuk u kompromentuan nga asnjë tirani.

Dita shkruan se Sali Berisha nuk e deshi kurrë At Zef Pllumin, pas disa shkrimeve të forta kritike të tij, mes të cilëve me titullin: “Mjeku “specialist” që çoi Shqipërinë në reanimacion”, duke iu referuar pikërisht Berishës.

Vdiq në 25 Shtator të vitit 2007 në spitalin Gemelli në Romë, Itali dhe u varros në 30 Shtator 2007 në Shkodër.

Më Shumë

Oriana Fallaci për varrin e të dashurit: Aty janë vetëm eshtrat e tij… shpirti i tij është në zemrën time…

Oriana Fallaci: Në kujtim të Alekos Panagulis Nuk kam vënë kurrë një lule në varrin e Alekosit. Çdo 1 maj, domethënë çdo përvjetor të vdekjes...

Në Prizren ujërat shkaktojnë telashe në lagjen “Dardania”|Video

Në Prizren, ujërat atmosferikë po shkaktojnë telashe në lagjen "Dardania". Ka kohë që banorët dhe nxënësit e Qendrës së Kompetencës duhet të kapërcejnë rrugën...

Lajmet e Fundit