18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Në Rahovec e Zoqishtë 41 shtëpi për serbët rrinë bosh

shtepiaTri shtëpi të reja të ndërtuara për serbët në kuadër të kthimit në Rahovec vazhdojnë të mbesin bosh.

Përfituesit as pas 3 vjetësh nuk kthehen. Shtëpitë janë investim i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian (ZNKE), ndërsa implementues ishte Këshilli Danez për Refugjatët (DRC).
Kthimin e serbëve lokalë nuk e kanë kundërshtuar banorët shqiptarë.

Neki Hajda ishte i vetmi banor shqiptar i kësaj lagjeje që nuk ngurroi të fliste për ish-fqinjët serbë, të cilët deri para lufte jetonin në këtë pjesë të qytetit. E pas ndërtimit të shtëpive të reja vazhdojnë të jetojnë në Serbi.

Sipas tij, ata jetojnë në Serbi. ”Dy shtëpi janë dykatëshe, kurse njëra njëkatëshe, por askush nuk jeton aty. Ato janë ndërtuar para disa vjetësh në themelet e shtëpive të rrënuara gjatë luftës dhe kanë mbetur pa përkujdesjen e askujt. Në të vërtetë pronarët e tyre serbë vijnë në të rrallë i vizitojnë dhe kthehen në Serbi”, ka thënë Hajda.

Shefi i Zyrës komunale për komunitete, Slavisha Kollashinac, ka pranuar së në këto 3 shtëpi aktualisht nuk jeton askush. ”Pronarët e tyre kanë premtuar se pas ndërtimit të shtëpive do të ktheheshin, por që kaluan 3 vjet e ato kanë mbetur të zbrazëta. Nuk e di arsyet pse nuk vijnë të jetojnë këtu. Por me rëndësi është se asnjëra prej këtyre 3 shtëpive nuk është shitur”, ka thënë Kollashinac.

Ai ka theksuar se bëhen përpjekje që projekte të ngjashme të realizohen edhe në të ardhmen jo vetëm për serbët, por edhe romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët. Kollashinac ka bërë me dije se varësisht prej numrit të anëtarëve të familjes, ndërtimi i një shtëpie prej 55 m katrorë investitorit ZNKE-së i ka kushtuar 28 mijë euro.

Edhe në fshatin Zaqisht 38 shtëpi që nga 2006-a rrinë të zbrazëta. Qeveria e Kosovës për këto shtëpi pati investuar atëkohë 1.8 milion euro./Koha Ditore/

Më Shumë

Zhduket një e mitur në Prizren

Nëna në Prizren ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u...

Prizreni mirëpret mijëra turistë, sivjet prioritet edhe turizmi rural

Prizreni po vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të vizituara turistike në Kosovë, duke tërhequr mijëra vizitorë nga rajoni dhe vende të ndryshme...

Lajmet e Fundit