12.8 C
Prizren
E diel, 22 Shtator, 2024

Fjala e Muhamet Bytyçit(VV) e planifikuar për seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Malishevës

VV ne malisheve 1Fjala e asamblistit të VV-së Muhamet Bytyçi në Malishevë, planifikuar të mbahej sot në seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal në Malishevë e cila u ndërpre pas protestës që e bëri opozita si rezultat i arbitraritetit dhe tendencave antidemokratike të Kryesuesit Enver Hotit dhe të mbeshtetur nga IQM e LDK.

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka mbështetur iniciativën për seancë të jashtëzakonshme për situatën e krijuar në arsimine Malishevës. Ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! edhe në të kaluarën kemi tërhequr vërejtjen se nëse vazhdohet të partiakizohet arsimi do të vazhdojë shkatërrimi i tij, rrjedhimisht do të kemi situata siç i kemi sot ku me dhjetra arsimtarë e profesorë janë larguar nga vendet e tyre të punës nga një konkurs jo ligjorë dhe me preferenca nga ato partiake deri te ato klanore e familjare të shkaktuara nga Kryetari i Komunes Ragip Begaj,Drejtori i Arsimit Blerim Thaçi dhe Shefi i Drejtorisë sëArsimit Halim Hoti, të ndikuar edhe nga njerëzit e Nismës nga Prishtina e Drenasi.

Para se të flas për situaten e krijuar më lejoni të ju rikujtoj disa nga premtimet e IQM-së gjatë fushatës së vitit 2013.

Nëpamfletin që ka mashtruar IQM-ja qytetarët e Malishevës në vitin 2013 shkruan se:Me fitoren e IQM do të rivendoset Ligjshmeria nëshkolla

Distancimi nga drejtorët politik, kthimi i dinjitetit të profesorit,sot ndodh tërësisht e kundërta mospërfshirja e politikës në përzgjedhjen e profesorëve nëpër shkolla.

E skandali vet është pika e katër e pamfletit mashtrues të IQM-NPK-së“Mospërfshirja e politikës në përzgjedhjen e profesorëve nëpër shkolla.” E në fakt kemi pas jo nderhyrje por super nderhyrje. Nga punësimi i mbesës së kryetarit Begaj e deri te ndërhyrjet e zyrtarit të Nismës Izet Ibrahimit nga Drenasi e zyrtarë të lartë të tjerë nga NISMA.

Iniciativa Qytetare për Malishevën IQM erdhi me gojën se PDK ka keqeverisë me arsimin, gjë e cilaështë një e vertetë apsolute, të cilën e kemi luftuar fort si VETËVENDOSJE!. Por a genjyet kurkeni thënë se ju jeni ndryshimi. Por,ju nuk jeni ndryshimi, ju jeni persëritja apo më mirë me thënë kopja më e keqe e ish-qeverisjes së PDK-së pjesë e rëndësishme e të cilës keni qenë edhe ju.

Problemet në sektorin e arsimit për këtë vit kanë filluar që nga shpallja e konkursit i cili nuk është bërë në formë të ligjshme e deri tek ndërhyrjet e llojllojshme:
1. Nuk është respektuar baza ligjore,konkursi kur është publikuar nuk ju ka referu Udhëzimit Administrativ për Procedurën e zgjedhjes së personelit arsimor nr. 17/2009. Ndërsa gjatë intervistimit të mësimdhënësve Komisioni për zgjedhjen e personelit arsimor nuk e ka respektuar Nenin 4 pika 2 dhe 3 të këtij Udhëzimi duke mos formuar listë të ngushtë.
2. Nuk janë shpall vendet e lira për të gjitha rastet, janë fshehur orët e militantëve të IQM-së, siq është rasti i dy Asambleisteve Arbresha Krasniqi dhe Liridona Maloku.
3. Nuk ka pas intervista serioze, intervistat kanë zgjate edhe 30 sekonta, model qesharak e fyes i zyrtarëve të DKA-së.
4. Rekrutimi i stafit arsimorëështë bërë mbi baza partiake e familjare e jo mbi bazë të profesionalizmit.
5. Drejtorët dhe arsimtarët janë ditur ende pa u shpallë konkursi.
6. Ju janë shpallur vendet e punës edhe njerëzve që ende kanë pas afat në kontrata.
7. Janë rekrutuar personel pa e kompletu dokumentacionin që e kërkon ligji.
8. Pas intervistave nuk është përfillë rekomandimi i panelit intervistues dhe vendimi ka ardhë mbi nevojat partiake edhe brenda vet grupit të IQM-së, e jo profesionale – rasti i Avdi Morinës i cili edhe pseështë rekomandu nga paneli vlerësues, drejtor është bërë një zyrtarë tjetër i IQM-NPK Nazmi Zogaj, rasti i drejtorit në fshatin Senik Halil Brahaj, kandidat për doktor shkence i cili është larguar nga puna, dhe në vend të tij është marrë Deli Zulfaj i cili datë të diplomimit ka datën 10.06.2014 ndërsa konkursi është mbyllë një ditë më parë, me të cilin rast duhët të mirret edhe prokuroria.
9. Janëpranuar profesorë dhe arsimtarë edhe pas mbylljes së konkursit edhe pasi ka përfundu konkursi.
10. Është rekrutuar stafedhe pa aplikuar në konkurs –rasti i djalit të Halim Hotit shefit të DKA-së.
11. Ju janë shuar orët profesorëve të caktuar dhe ju është rritur numri i orëve profesorëve me pikpamje të përshtatshme politike.
12. Është tentuar dhe është manipuluar me grupin e profesorëve të pa kënaqur duke i përqarë ata dhe duke ju dhënë orë disave nga ata.
13. Është shfrytëzuar pozita partiake për të marrë vende pune nëarsim.
14. Janë bërë marrëveshjetë fshehura me LDK-në për rehatimin e militantëve të tyre,bile sipas disa informatave edhe Ushtruesit e Detyrës së drejtorëve janë vende të rezervuara për LDK-në.Kjo është një shkelje e rëndë sepse pozitat në menaxhimin e shkollave duhët të jenë profesionalë e jo partiak.
15. Keni emëruar drejtor dhe zëvendësdrejtor,persona pa kredibilitet që kanë lëndë nëpër gjykata që dyshohen për shkelje të ligjit.

Unë nuk do të permend të gjitha rastet veç e veç, por dua të ndalem vetëm në disa:
• Largimi i zonjës Erduana Telaku një profesoreshë që i bënë nderë Malishevës me punën e saj, e cila i ka shërbyer nxënësve 13 vite e cila jetonte me pagën e saj. Zonja Erduana mban familje dhe 5 fëmijet e saj me pagën e profesoreshës. Perveç katër fëmijëve Ajo ka edhe një fëmijë që kërkonë përkujdesje speciale dhe të ju mohosh egzistencën kësaj familje është një krim i rëndë të cilin kurr sekisha menduar që një pushtet mund ta bëjë.

• Rasti i Besnik Gegajt, një profesor i nderuar që ka jetuar në Angli i cili ka ardhë me idenë që në këtë vend mundësh me dhënë kontributin. Besniku djali i një profesori që ka shërbyer me gjenerata në këtëqytet, i cili është i diplomuar në dy fakultete, në të dyja fakultetet po perfundon edhe master,dhe ta largosh nga puna vetëm e vetëm që mendon ndryshe ose që duhët me ja liru vendin ndonjë militanti partiak.Ky është një krim që Malisheva nuk ju pati borxh. Ka edhe shumë raste të tjera, por nuk dua ti permend sepse na marrin kohë por vetëm dua të mbyllë se në Malishevë ka ndodhur një terror i orkestruar nga NISMA me qëllim realizimin e klientelës të cilën e kanë kriju si rezultat i dy palë zgjedhjeve.

Për të parë se deri ku ka shkuar ky terror ështëlargimi i shoferit tëshkollës, bibliotekisten, recepsionistinetj. Pra një spastrim i llojit tëvet që Malisheva nuk e kishte parë as në epoken më të errët të saj.

Ne si Lëvizje VETËVENDOSJE!, por edhe si këshilltarë duke u nisur nga kjo gjendje që pjesërisht e përmbledha, kërkojmëdorëheqjen e menjëhershme të Drejtorit Blerim Thaçi dhe inicimin ligjor në organet e drejtesisë për shkeljet që ka bërë. Shkarkimin e menjëhershëm tëShefit tëDKA-së Halim Hotin.

Gjithashtu kërkojmë nga Kuvend i Komunës që të marr vendim ti jepet mandati komisionit për hetimin e zgjedhjes së drejtorëve dhe bursave që të hetoj në detaje gjithë procesin e rekrutimit të stafit profesional në shkollat e Komunës së Malshevës.

Po ashtu ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! kërkojmë që të ripërsëritet konkursi, të kthehen menjëher në punë profesorët dhe arsimtarët që janë larguar padrejtësishtë nga vendet e punës dhe reflektim të thell të Kryetarit Ragip Begaj i cili tashmë është përfshirë në një lojë që Malishevës po i kushton dhe do ti kushtoj me gjenerata.

11.09.2014
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Malishevë
Muhamet Bytyçi – Këshilltar Komunal

a

Më Shumë

Komuna e Suharekës, thirrje për regjistrimin e pronave për të shmangur gjobat

Komuna e Suharekës ka nisur një fushatë informuese, duke u bërë thirrje qytetarëve të regjistrojnë objektet e tyre në regjistrin e tatimit në pronë....

Rahovec/ Zeja e përpunuesve të drurit gjithnjë e më shumë në zhdukje

Tradicionalisht enët e drurit kanë qenë pjesë e jetës në familjet e Rahovecit dhe jo vetëm. Në këtë komunë sipas zyrtarëve të Drejtorisë së...

Lajmet e Fundit