Fillon vaksinimi kundër gripit në Rahovec

VaksinimiDrejtoria Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Rahovec njofton qytetarët e kësaj komune se, që nga nesër më 24 shtator, fillon vaksinimi kundër gripit.

Dr. Agim Kadiri, drejtor i QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti”, thotë se kjo qendër, të gjitha QMF-të dhe AMF-të do të jenë të gatshme të kryejnë këtë proces në mbrojtje të shëndetit publik. Aktualisht janë siguruar 11200 vaksina, ndërsa 800 të tjera do të shpërndahen më vonë.

Doktor Kadiri fton pleqtë, të sëmurit kronik dhe të gjithë ata që kanë imunitet më të dobët, të lajmërohen në entet shëndetësore më të afërta dhe ta pranojnë këtë vaksinë. Qytetarët duhet të kenë me vete një dokument identifikues. Po ashtu janë siguruar vetëm 25 vaksina për fëmijët, pasi që zakonisht fëmijët nuk i marrin këtë vaksina. Mirëpo, përjashtim bëhet tek fëmijët me imunitet të dobët. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Lajmet e Fundit