7.9 C
Prizren
E diel, 11 Maj, 2025

VV në Prizren reagon për shpalljen e Kinemasë “Lumbardhi” interes i përgjithshëm

VV-logo9-09Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka reaguar lidhur me vendimin e Kuvendit Komunal të Prizrenit për shpalljen e Kinemasë “Lumbardhi” interes i përgjithshëm.

“Në kushte kur janë shtuar zërat brenda qarqeve të pushtetit lokal në Prizren për rrënimin e objektit të Kinemasë “Lumbardhi”, e konsiderojmë të rëndësishme rikonfirmimin dhe sqarimin e qëndrimeve tona të shprehura në mbledhjen e fundit të Komitetit për Politikë dhe Financa dhe mbledhjen e Kuvendit Komunal të datës 18 shtator 2014”, thuhet në reagimin e VV-së.

“Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren e mbështet shpalljen e Kinemasë “Lumbardhi” vend me interes të përgjithshëm publik, akt ky që do të pengonte privatizimin dhe do të mundësonte restaurimin dhe revitalizimin e tij”.

“Pjesa e vendimit që kundërshtohet nga Lëvizja VETËVENDOSJE! është, veprimi i propozuar për zgjerim të rrugës”.

“Ekipi i profesionistëve të fushës së planifikimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pas shqyrtimit të dokumentacionit teknik dhe ligjor ekzistues, kanë ardhur në përfundim që: Propozimi i zgjerimit të rrugës “Remzi Ademaj” dhe miratimi i këtij vendimi nga Kuvendi Komunal i Prizrenit, bëhet në kundërshtim me aktet ligjore të miratuara nga vetë Kuvendi Komunal i Prizrenit”.

“Në bazë të Planit të Konservimit dhe Zhvillimit të Zonës Historike të Prizrenit, i cili është miratuar nga Kuvendi Komunal i Prizrenit në vitin 2008, dhe ka statusin e Planit Rregullativ për Zonën Historike të Prizrenit, në këtë pjesë të rrugës Remzi Ademaj nuk parashihet zgjerim i rrugës”.

“Përkundrazi, në Planin e Konservimit dhe Zhvillimit të Zonës Historike të Prizrenit, propozohen mënyra për lehtësimin e trafikut automobilistik dhe krijimin e zonave për këmbësorë, në mënyrë që të rritet kualiteti urban i kësaj zone dhe të sigurohet ruajtja e vlerave të trashëgimisë kulturore bashkë me peizazhin kulturor që e krijon zona historike”.

“Kinemaja Lumbardhi, në Planin e Konservimit dhe të Zhvillimit të Zonës Historike të Prizrenit identifikohet si një objekt me rëndësi, ku zhvillohen aktivitete shoqërore dhe kulturore, dhe si i tillë propozohet ruajtja e tij”.

“Kinemaja Lumbardhi ka rëndësi dhe vlerë të madhe për qytetin e Prizrenit. Vetë ndërtesa paraqet një dëshmi faktike të emetimit të filmave në mesin e shek. 20. Krahas funksionit primar si kinema, kjo ndërtesë bashkë me pjesën e hapur janë shfrytëzuar dhe vazhdojnë të zhvillohen aktivitete të shumta kulturore dhe shoqërore”.

“Si te tillë, Kinemaja “Lumbardhi” është pjesë e identitetit kulturor të Prizrenit dhe e qytetarëve të Prizrenit”.

“Mbrojtja ligjore, restaurimi dhe hartimi i një plani menaxhues për funksionimin e ardhshëm të Kinemasë, janë hapat e domosdoshëm që duhet të ndërmerren për ruajtjen e saj”.

“Çdo intervenim rrënimi, qoftë i pjesshëm apo i tërësishëm i ndërtesës së Kinemasë, me qëllim të zgjerimit të rrugës është në kundërshtim dhe aktet ligjore dhe vullnetin e qytetarëve të Prizrenit, dhe kundërshtohet fuqishëm edhe nga Lëvizja VETËVENDOSJE!” /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Abdixhiku refuzon përfundimisht Kurtin – propozon “Qeveri tranzicionale”

Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar për herë të tretë dhe përfundimisht ofertën e kryeministrit Albin Kurti për bashkëpunim politik. Në dritën e krizës së...

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell, priten riga shiu e shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas këtij instituti, temperaturat minimale do...

Lajmet e Fundit