18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Kosovë-Shqipëri, me koordinim më të mirë ndërkufitar

Kufiri ne vermicMe iniciativë të ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe në organizim të Prefektit të Kukësit, Safet Gjici, në pikën kufitare të Morinës është mbajtur takimi i parë i përbashkët në mes krerëve të prokurorisë, gjykatës e policisë së Prizrenit dhe Kukësit, si dhe krerëve të dy vendeve të pikës doganore të Morinës.

Në këtë takim ka marrë pjesë dhe ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha.

Qëllimi i këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit dhe koordinimi më i mirë në mes të prokurorive, gjykatave, doganave dhe policisë se dy vendeve.

Sipas një komunikate për media nga Prokuroria e Shtetit, gjatë këtij takimi u bisedua për mundësin e thellimit të bashkëpunimit dhe për hapat konkret që do të ndërmerren në luftë kundër krimit në përgjithësi, me theks të veçantë trafikimit me qenie njerëzore, narkotik dhe terrorizëm.

Duke e vlerësuar këtë takim, u.d. kryeprokurori Hoxha tha se koordinimi më i mirë i këtyre institucioneve, sidomos në pikën kufitare të Morinës, do të sjell efikasitet më të madh në luftë kundër krimit dhe korrupsionit.

Ky takim është vlerësuar edhe nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Minxhozi dhe prefekti i Kukësit, Gjici.

Bashkëpunimi më i madh i policisë ndërkufitare në parandalimin e kontrabandës dhe dukurive tjera kundër ligjore, si dhe lehtësimi i qarkullimit qytetarëve, ishte temë tjetër e këtij takimi.

Lidhur me sistemin doganor të dy vendeve, në këtë takim u bisedua për gjetjen e mënyrave për lehtësira doganore në mes të dy vendeve, ndërsa u tha se të gjitha lehtësirat doganore duhet gjetur brenda politikave legjislative doganore të Republikës së Kosovës dhe asaj Shqipërisë.

Takime të nivelit të tillë do të mbahen edhe në të ardhmen, ndërsa të dy delegacionet u pajtuan që takimi i ardhshëm të mbahet në Prizren ka mesi i muajit dhjetor.

Previous article
Next article

Më Shumë

Data, vendi dhe ora: Gjithçka gati për duelin e parë më të madh të këtij shekulli, Tyson Fury – Oleksandr Usyk

Historia e boksit do të shkruhet më 19 maj (sipas kohës tonë lokale) kur Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përplasen për titullin...

Plagoset me armë zjarri një person në Nashec të Prizrenit

Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së premtes në fshatin Nashec të Prizrenit. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhnësi i...

Lajmet e Fundit