17.5 C
Prizren
E mërkurë, 11 Qershor, 2025

Fatmir Sheholli kërkon revolucion për ta rrëzuar Thaçin

Fatmir SheholliFatmir Sheholli, emër kontrovers i politikës dhe medias në Kosovë dhe Serbi, kërkon revolucion. Ai thotë se nëse Hashim Thaçi nuk i lëshon udhë Bllokut për ta bërë qeverinë, qytetarët duhet të dalin në rrugë për ta rrëzuar atë.

Fatmir Sheholli i cili në vitet 90’, gjatë instalimit të masave të dhunshme serbe në Kosovë, kishte punuar si gazetar në Radio Televizionin e Prishtinës (RTP), thotë se PDK duket t’i hapë rrugë LAN-it për ta formuar qeverinë.

Bile ai thotë, se nëse PDK vazhdon të insistojë me qëndrimet e saj, atëherë qytetarët duhet të dalin në rrugë dhe ta rrëzojnë këtë qeveri me revolucion.

Sheholli i cili paraqitet edhe si gazetar i agjencisë së lajmeve shtetërore serbe Tanjug, në një prononcim për mediat serbe, ka thënë se “Kosova është duke u përballur me sfidën më të madhe deri më tani. Dhe kjo sfidë është largimi i regjimit të Hashim Thaçit, edhe me revolucion në rrugë”.

Ai thotë se nëse Kosova nuk e formon shpejtë qeverinë, do të shkojë drejtë falimentimit.

“Kur nuk keni rrugë tjetër për të treguar fuqinë që keni, atëherë demokracia i lejon qytetarit një rrugë, e ajo është revolucioni”, ka thënë Sheholli, i cili dikur ishte edhe këshilltar politik e zëdhënës në Ministrinë e Komuniteteve dhe Kthimit kur Ministër ishte Slavisha Petkoviq. /lajmi.net/

Më Shumë

Policia shqiptoi për 24 orë, 1577 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1577 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Shqipëria e pafat, përfundon pa gola ndeshja ndaj Serbisë

Ka përfunduar pa gola ndeshja në mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror. Shqipëria ishte dukshëm kombëtare më e mirë në...

Vdes Bujar Bukoshi

Lajmet e Fundit