19.8 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025

KQZ s’ka mandat për të organizuar zgjedhje të reja

KQZ-salla-ksEdhe sikur presidentja t’i shpallte zgjedhjet e jashtëzakonshme, ato do ta ketë të pamundur t’i organizojë KQZ-ja.

Ky institucion do të kishte probleme në marrjen e vendimeve, pasi anëtarëve tashmë iu ka humbur mandati.

Në rast të zgjedhjeve, presidentja do të duhej t’i rimandatonte anëtarët, përpos atij të AKR-së dhe të komuniteteve.

Një anëtar i KQZ-së në kushte anonimiteti i ka thënë KTV-së se KQZ-ja ka më shumë se një muaj që s’ka mbajtur mbledhje nga frika e marrjes së vendimeve, të cilat, sipas tij, do të mund të kontestoheshin.

Deklarimi i presidentes për shpallje të zgjedhjeve shihet vetëm si presion. Vetë presidentes i propozohet që të dalë me ide konkrete për tejkalimin e ngërçit politik.

Jahjaga mund të propozojë zgjedhje, por, gjithsesi për shpërbërje do të duhej të votonin me shumicë votash deputetët.

Presidentja Atifete Jahjaga mund t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme vetëm në dy skenarë të mundshëm.

Skenari i parë është shpërbërja e Kuvendit me 2/3 e votave të deputetëve dhe e dyta në rast se propozimi për kryeministër dështon dy herë radhazi.

KTV-ja ka provuar të flasë me zyrtarë të KQZ-së dhe presidencës për çështjen e mandatit të anëtarëve të KQZ-së, por ka qenë e pamundur.

Presidentja Jahjaga ua ka bërë me dije të gjithë liderëve gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

Jahjaga ka alarmuar rrezikun institucional dhe buxhetor, në rast se së shpejti nuk do të kemi institucione.

Më Shumë

Shqiptohen 2 mijë e 640 gjoba për një javë, Policia në Prizren godet kundërvajtësit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, përmes Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor dhe stacioneve policore në kuadër të saj, ka vazhduar me intensitet të...

Suhareka inauguron parkun e ri rekreativ dhe sportiv

Në Suharekë, dje, u bë hapja solemne e parkut rekreativ dhe sportiv, një hapësirë moderne që do t’u shërbejë qytetarëve për aktivitete sportive dhe...

Lajmet e Fundit