7.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Vendimet e Mujës

Muja ne mbledhjeKryetari i Prizrenit Ramadan Muja, në mbledhjen e sotme me drejtorët e Ekzekutivit ka marrë një sërë vendimesh. Zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha ka thënë se të gjitha vendimet e që janë marrë në të mirë të qytetarëve.

“Deri në fund të vitit 2014 do të realizohet krasitja dhe prerja e drunjtëve të dëmtuar (të tharë) nëpër qytet”.

“Në zyrën e gjendjes civile në Tusus dhe Zym do të kryhen punë shtesë të rregullimit të infrastrukturës dhe masave të sigurimit fizik”

“Komuna mori vendim që të përkrah veprimtarinë e Shoqërisë-Kulturo-Artistike “Agimi”, për shënimin e 70 vjetorit të themelimit të këtij subjekti kulturor”.

“Në këtë takim u morë vendim për mbështetje materiale të Klubit Futbollistik “Liria””

“Komuna mori vendim që të përkrah zhvillimin dhe vlerat potenciale turistike në Bjeshkët e Kabashit ku potencon bukurit natyrore, monumentet e lashta dhe mundësinë e zhvillimit të turizmit malor, në veçanti turizmin atraktiv siq është ecja në natyrë dhe kampingu”.

“Po ashtu u vendos për formimin e komisionit për përcaktimin e lokacionit për groposjen e trupave të kafshëve të ngordhura.Komuna ka nxjerr vendim që falas të bëhen vizitat për kancer në gji për të gjitha femrat”.

“Në këtë mbledhje u vendos që të bëhet ndërtimi i objektit të AMF-së në fshatin Velezhë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari në Rahovec, gjuajti me armë zjarri

Në fshatin Guri i Kuq, në komunën e Rahovecit, më 25 prill 2026 rreth orës 13:45, është raportuar një incident me përdorim të armës...

Liria mposhtet në derbi, humb terren në garën për Superligë

Liria është mposhtur nga Vëllaznimi në Gjakovë, duke humbur pikë të rëndësishme në garën për Superligë. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e...

Lajmet e Fundit