Tri pistoleta të sekuestruara në Prizren

pistoletaGjatë implementimit të një plani operativ ku ishin të përfshira disa njësite policore, me qellim të zbulimit të gjësendeve ilegale dhe arrestimin e personave të kërkuar nga gjykatat, janë kontrolluar pesë objekte hoteliere me ç’ rast gjatë kontrollit të mysafirëve, në dy prej tyre janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta.

Rasti i parë ka ndodhur në lokalin “Kastrati” në rrugën “Ismail Kryeziu”.

Në këtë lokal, tek i dyshuari H. Th. është gjetur një pistoletë e llojit të panjohur me shtatë fishekë.

Rasti i dytë është regjistruar në lokalin “Al-Capone” në Korishë. Është gjetur një pistoletë M-57, kalibri 7.62 mm me tetë fishekë tek i dyshuari N. Sh. punëtor i restorantit. Po ashtu tek një mysafir, policia ka gjetur para kesh në vlerë 18750 eurove. Parat janë sekuestruar nga njësiti kundër krimeve ekonomike derisa të dëshmohet prejardhja e tyre.

Ndërsa pistoleta e tretë është sekuestruar nga një patrullë policore e Prizrenit e cila kishte vërejtur se një veturë e llojit “Ford Fiesta” i ishte shmangur pikës së kontrollit dhe ishte fshehur në oborrin e Shkollës së Mesme “Gjon Buzuku”. Policët e kanë identifikuar shoferin dhe gjatë kontrollit është sekuestruar një revolver “Magnum” i kalibrit 9 mm dhe një thikë patentë.

Më Shumë

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Lajmet e Fundit