25.5 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Operacioni për kthimin e Erionit është kryer nga shërbimi turk

erioni me neneÇdo ditë në botë kryhen operacione “mahnitëse” spiunazhi. Por, rrallë herë flitet për to. Aq më pak vetëm pak ditë apo orë pas kryerjes së tyre.
Në Kosovë janë lëshuar dy komunikata të mërkurën pasdite për të treguar se Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka kryer me sukses një operacion për kthimin nga Siria në Kosovë të tet;vjeçarit, Erion Zeka, që ishte marrë atje nga i ati xhihadist.

Erioni prej së mërkurës i është bashkuar nënës në Prishtinë larg së cilës kishte jetuar tre muaj në kampe dhe ambiente xhihadistësh e krimesh në Siri. Kthimi i tij ka shkaktuar një bum postimesh në rrjetet sociale të qytetarëve që kanë uruar për bashkimin me të ëmën.

Gjatë kohës sa ai ishte në Siri, e ëma Pranvera Abazi kishte pasur takime të shumta përfshirë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë ku i kishin premtuar se do të bënin gjithçka për ta kthyer.

Gazeta ka mësuar se edhe amerikanët ishin angazhuar në mbledhjen e informacioneve.

Puna në terren i ishte besuar shërbimit turk i cili vepron në Siri. Atje kanë marrë djalin dhe ua kanë dorëzuar autoriteteve kosovare. Por, meritat, i janë dhanë AKI-së.

“Operacioni në terren është kryer nga shërbimi turk MIT”, ka thënë një burim i afërm me procesin.

Për kthimin e tij janë angazhuar tri shtete. /Koha Ditore/

Më Shumë

Me armë në brez në qendër të Suharekës – Arrestohet 25 vjeçari nga Suhareka

Një person është arrestuar mbrëmjen e së martës në Suharekë, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij, policia ka zbuluar një armë zjarri të...

Valencia Basket fiton Prizren Lite Quest në 3×3

Gjatë fundjavës, qyteti i Prizrenit ishte nikoqir i një spektakli të vërtetë basketbolli, ku u zhvillua turneu "Prizren Lite Quest" në formatin 3x3. Pas dy...

Lajmet e Fundit