Kallëzimet penale, si bileta të autobusit

RagipBegaj-kryetariMalishevesKryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka ironizuar ngritjen e kallëzimeve penal të mësimdhënësve që janë larguar nga puna. Ai vlerëson se kallëzimet penale janë bërë ‘si bileta të autobusit’.

“Këto kallëzimet penale janë bërë si bileta të autobusit” , ka thënë Begaj, shkruan Koha Ditore. Ai ka treguar se deri më tash nuk është intervistuar nga askush për kallëzimet penale që janë ngritur nga mësimdhënësit e larguar nga puna.

Mësimdhënësit e larguar nga puna nga Qendra e Kompetencës në Malishevë kanë ngritur kallëzim penal kundër kryetarit të Komunës së Malishevës, drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit të kësaj komune dhe anëtarëve të komisionit për pranimin e stafit mësimdhënës në këtë shkollë, në fillim të këtij viti shkollor.

Besnik Gegaj njëri nga mësimdhënësit e larguar, e ka pohuar këtë të dielën. “Kemi bërë kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Gjakovë kundër kryetarit Ragip Begaj, drejtorit Blerim Thaçi dhe 3 anëtarëve të komisionit të DKA-së për pranimin e stafit në Qendër të Kompetencës”, ka bërë me dije ai.
”Ne konsiderojmë se këta persona bartin përgjegjësi penale për largimin tonë nga puna, pa asnjë kriter dhe ligj të aplikueshëm në këtë Kosovën tonë të dashur”, ka thënë Gegaj/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Lajmet e Fundit