Procedurat vonojnë hapjen e shkollës së re në Vërmicë

MalishevaAta që janë rrugës për t’u bërë student, po përballen me vështirësi të tjera, sikurse në fshatin Vërmicë të Malishevës.

Atje shkolla e re është ndërtuar, por nxënësit edhe më tej mësojnë në shkollën e vjetër të ndërtuar 45 vjet më parë. Fëmijët e fshatit Vërmicë të Malishevës ende nuk kanë filluar mësimin në objektin e ri shkollor, edhe pse autoritetet komunale arsimore patën thënë se kjo do të ndodhë në javën e parë të shtatorit.

Përfaqësuesit e fshatit, vonesën e cilësojnë si neglizhencë e papërgjegjësi të komunës së Malishevës.

Ndërkaq, mësimdhënësja Zyraje Gashi tregon vështirësitë me të cilat përballen çdo orë mësimore. Shkolla ku mbajnë procesin mësimor, është e ndërtuar në vitin 1970 dhe brenda ka vetëm dy klasë.Por organet arsimore komunale në Malishevë, vonesën e hapjes së shkollës së re e arsyetojnë me disa procedura.

Drejtori i Arsimit, Blerim Thaçi, thotë se objekti i shkollës do të hapet javët që vijnë, por pa saktësuar se në cilën javë.Në paralelen e ndarë të shkollës fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, në Vërmicë, vijojnë mësimin nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, me tri ndërrime. Derisa nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, fëmijët duhet të bëjnë rreth 7 kilometra rrugë, vajtje­ardhje për në shkollën amë, në fshatin Llozicë.

Më Shumë

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Lajmet e Fundit