Nijazi Kryeziu: Nuk mërzitem për asnjë padi

Nijazi KryeziuuDrejtori i Drejtorisë së Urbanizmit në Prizren, Nijazi Kryeziu nuk mërzitet nga kërcënimi me padi të drejtuesve të “Kullës së jetimëve” në Prevallë. Ai thotë se vendimi është marrë në harmoni me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“ Nuk mërzitem për padi, sepse kam vepruar në harmoni me vendimin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor”, ka thënë shkurt Kryeziu për Koha Ditore.

Përfaqësuesit e shoqatës humanitare “Kalliri i mirësisë”, në kuadër të së cilës funksionon edhe pushimorja për jetimët në Prevallë, “Kulla e jetimit”, kanë paralajmëruar padi ndaj drejtorit të Urbanizimit të Prizrenit, Nijazi Kryeziu, për shpërdorim të detyrës zyrtare për shkak të nxjerrjes së aktvendimit për rrënimin e këtij objekti, shkruan Koha Ditore.

Kjo për arsye se konsiderojnë se zyrtari komunal i Prizrenit ka shpërfillur autoritetin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Nga MMPH-ja kam pranuar një vendim tjetër, ndërsa tash prej Komunës një tjetër. Kjo ministri më pati urdhëruar që ato pak tejkalime që kam pasur me i largua, gjë që e kam bërë. Pas kësaj ka ardhur vendimi i DUPH-së së Prizrenit, i cili jo vetëm se është i çuditshëm, por e ka shkelur edhe autoritetin e vetë Ministrisë”, ka thënë Kemajl Januzaj nga SHH “Kalliri i mirësisë”.

Ndaj vendimit të DUPH-së ai është ankuar edhe në MMPH-në dhe thotë se nuk ka marrë përgjigje zyrtare brenda afatit të paraparë, prandaj, sipas tij, janë përmbushur kushtet ligjore që të ushtrojë kallëzim penal pranë organeve të drejtësisë.

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Lajmet e Fundit