17.1 C
Prizren
E mërkurë, 7 Maj, 2025

Në Rahovec 300 filloristë të prekur nga sëmundjet infektive

mjekDy ekipet mjekësore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare(QKMF) “Dr.Fahredin Hoti” të Rahovecit kanë kontrolluar gjendjen shëndetësore të nxënësve të klasës së parë, të pestë dhe të nëntë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të ulët të kësaj komune.

Ky kontroll ka rezultuar me 298 filloristë të prekur nga sëmundje infektuese.

Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare, Agim Kadiri, ka bërë të ditur se gjatë vizitave mjekësore janë kontrolluar 3.083 nxënës të 33 shkollave amë dhe paralelet e ndara të kësaj komune. Sipas tij, kontrollit të 11 mjekëve dhe 11 teknikëve i janë nënshtruar 847 nxënës të klasave të para, 916 nxënës të klasës së pestë, si dhe 1320 nxënës të klasave të nënta.

“Nga numri total i nxënësve me sëmundjen pedikulozis (morrat) kanë dalë të jenë 245 sish, ku numri prej 120 nxënësve janë të klasave të nënta, pastaj 79 të klasave të pesta, si dhe 46 nxënës të klasave të para”, ka bërë të ditur Kadiri. Kurse me zgjebe janë identifikuar 45 nxënës të tjerë, 13 të klasave të para,14 të pesta dhe 18 nxënës të klasave të nënta,shkruan Koha Ditore.

Sipas Kadirit, me shenjat objektive të verdhëzës, kontrolli mjekësor ka zbuluar të jenë vetëm 8 filloristë, prej të cilëve 4 të klasave të pesta, 3 të parave dhe 1 nxënës i klasës së nëntë.
“Sa i përket higjienës personale, ka rezultuar se prej 3.083 nxënësve, 313 janë me nivel të ulët apo 10.5 për qind, me nivel të mesëm 2324 ose 75.38 për qind dhe me nivel të lartë të higjienës janë 446 apo 14.47 për qind të nxënësve të klasave të parathëna”, ka treguar Kadiri. Ai ka thënë se ky kontroll i ndihmon shëndetësisë, sepse me zbulimin e hershëm të sëmundjeve ngrihet niveli e higjienës personale dhe kolektive, por edhe evitohet përhapja e sëmundjeve të ndryshme.

Nga ana tjetër, drejtorët e shkollave e kanë parë të domosdoshëm kontrollin sistematik. Murat Kryeziu, drejtor i shkollës fillore “Hamëz Thaçi” në Xërxë, thotë se vizita ka qenë e nevojshme, pasi që në shkolla tona nuk ka mjekë, kurse regjistrimi i nxënësve në klasat e para bëhet pa një kontroll paraprak.
Edhe homologu i këtij të fundit nga shkolla fillore “Sylejman Vokshi” në Palluzhë, Shpend Hoti, thotë se vizita ishte e qëlluar, por ato duhet të bëhen më shpesh duke përfshirë të gjithë nxënësit. Sipas tij, ekipi i mjekëve nuk i ka lënë asnjë shënim zyrtar në lidhje me gjendjen shëndetësore të fëmijëve. Besoj se konstatimet e nxjerra do të ndikojnë në marrjen e hapave me qëllim të përmirësimit të kujdesit shëndetësor të nxënësve”, ka potencuar Hoti.

E drejtori i Shëndetësisë së Komunës së Rahovecit, Munib Durguti, ka thënë se pas këtij kontrolli të përfunduar në fillim të muajit dhjetor do të vazhdohet me kontrollin e higjienës orale dhe sëmundjeve eventuale të dhëmbëve të nxënësve në 33 shkolla fillore dhe klasave të njëjta.

Më Shumë

Krimi familjar, mjeku i Emergjencës në Prizren jep detaje për rastin (VIDEO)

Mjeku i Emergjencës në Prizren, Afrim Jahaj, ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurave të krimit familjar sot në këtë qytet. Ai tha...

‘Nxënësja jonë filloi rrugën e përjetësisë pa na thënë lamtumirë’: Shkolla ‘Emin Duraku’ në Prizren reagon me pikëllim pas vrasjes së 15-vjeçares nga babai...

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një vrasje e rëndë në Prizren. 15-vjeçarja, Silan Görenç është therë me thikë për vdekje nga babai i saj në...

Lajmet e Fundit