15.6 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Begaj priti komandantit turk të KFOR-it, Demircioglu-n

me komnadantit turk 02000000Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot, komandantin e kontingjentit turk të KFOR-it në Kosovë dhe njëherit komandant i Detashmentit të Përbashkët Rajonal të Jugut (JRD-South), kolonelin Faruk Demircioglu. Takimi kishte karakter njohës, pas marrjes së komandës nga ana e kolonelit Demircio?lu.

Me këtë rast kryetari Begaj, e ka uruar kolonelin Demircio?lu, për detyrën, si dhe e ka falënderuar atë, për bashkëpunimin e mirë mes KFOR-it në përgjithësi dhe në veçanti kontingjentit turk, me Komunën e Malishevës, si dhe për bashkëpunimin e mirë që kanë me njësinë e LMT-së në Malishevë.

Nga ana tjetër, koloneli Demircio?lu, e ka falënderuar kryetarin Begaj, për pritjen, për bashkëpunimin e mirë të deritanishëm me KFOR-in, pastaj me njësinë e LMT-së në Malishevë, si dhe për pjesëmarrjen e vazhdueshme në aktivitetet zyrtare të KFOR-it turk në Kosovë..

Begaj dhe Demircioglu, e vlerësuan të qetë situatën e sigurisë së përgjithshme në Komunën e Malishevës, si dhe biseduan për zhvillimet e përgjithshme në Malishevë, për zhvillimin e ekonomik, problemet me të cilat ballafaqohet Malisheva dhe çështje tjera me interes të përbashkët.

Kryetari Begaj, e ka njoftuar kolonelin Demircio?lu, edhe me vizitën e delegacionit nga Komuna e Malishevës, në Komunën e Orhangazit në Bursa të Turqisë, për bashkëpunimin me atë komunë, si dhe e falënderoi për pritjen vëllazërore që i është bërë delegacionit nga Malisheva, në Turqi.
Begaj dhe Demircio?lu, u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, mes institucionit të Komunës së Malishevës dhe KFOR-it./prizrenpress.com/

Më Shumë

Hajnat vjedhin kositëse bari dhe lëndë djegëse nga një objekt në Rahovec

Persona të panjohur mes datave 3 dhe 4 maj kanë kryer vjedhje brenda një objekti përcjellës në Rahovec. Sipas policisë, të dyshuarit nga aty kanë...

Trajnim në Rahovec për rritjen e gatishmërisë në emergjenca

Në Komunën e Rahovecit është zhvilluar një trajnim në tavolinë (TTX), me fokus rritjen e kapaciteteve institucionale për menaxhimin e situatave emergjente dhe forcimin...

Lajmet e Fundit