15.6 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

PDK po bënë shkelje kushtetuese

KushtetusjaPartia Demokratike e Kosovës po bënë shkelje kushtetuese me mosthirrjen e seancës konstituive të Kuvendit. Kështu ka vlerësuar hulumtuesi në institutin KIPRED, Albert Krasniqi në një prononcim për “Zërin”.

Sipas tij tani pas shprehjes së gatishmërisë së Bllokut LAN për ta votuar kandidatin PDK-së për kryetar të Kuvendit janë krijuar rrethanat që të vazhdohet me konstituimin e institucioneve të reja. Prandaj sipas Krasniqit refuzimi i PDK-së për të vazhduar seancën konstituive të Kuvendit pa arritur një marrëveshje për formimin e Qeverisë paraqet shkelje kushtetuese.

“Nuk po shoh arsye pse duhet të zvarritet ky proces edhe më tutje, përderisa blloku ka shpreh gatishmërinë ta votoj kandidatin e PDK-së për kryetar të Kuvendit. PDK duhet ta thërras vazhdimin e seancës konstituive për shkak se është duke bërë shkelje kushtetuese dhe mandej rrjedhin afatet ligjore dhe gjithçka është më e lehtë, me çrast partitë vet do të jenë nën presion që të bëjnë zgjidhje më shpejt”, ka deklaruar Krasniqi për “Zërin”.

Më Shumë

“Hasi Jehon”, festivali gjysmë shekullor që ruan traditën

Tre netët e para të majit, malet e fshatit Gjonaj patën jehonë tjetër. Më 1, 2 dhe 3 maj, aty u mbajt Festivali “Hasi Jehon”,...

Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Gjonaj të Hasit, i dyshuari 16-vjeçar dorëzohet në polici

Një 17-vjeçar është lënduar nga arma e zjarrit në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit. Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e 02.05.2026. Policia bën të...

Lajmet e Fundit