17.9 C
Prizren
E diel, 12 Tetor, 2025

Mediat në SHBA: Fund i bllokadës dhe i aleancës ad hoc

Selia e OKB-së në New YorkMjetet amerikane të informimit kanë dhënë me shpejtësi njoftimin mbi arritjen e ujdisë për një koalicion qeverisësë midis dy partive më të mëdha të Kosovës.

Koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, është quajtur nga mediat amerikane si fund të një bllokade pesëmaujshe që kërcënonte ta çonte vendin në falimentim.

Kanali ABC News, pastaj agjencitë Associated Press, Reuter, gazeta Minneapolis Star Tribune, etj., duke cituar një deklaratë të presidentes Atifete Jahjaga, theksojnë se ‘kryeministri dhe udhëheqësi kryesor i opozitës janë zotuar për të formuar një qeveri koalicioni, duke i dhënë fund pesë muajve të luftës rrënuese politike.’

Këto burime thonë më tej se koalicioni qeverisës do të bëj përpjekje të kapërcej bllokimin politik që mund ta çonte vendin në falimentim, pasi ligjvënësit e zgjedhur nuk mund të votonin buxhetin.

“Marrëveshja me gjasë do të mërzisë partitë e tjera opozitare që ishin bashkuar me Isa Mustafën në përpjekje për të larguar Thaçin nga qeverisja e vendit,” thuhet në këto njoftime, përcjell RTK.

Artikujt më tutje nënvizojnë se kreyminstri në detyrë Thaçi fitoi zgjedhjet e 8 qershorit, por partisë së tij i mungonte një shumicë e nevojshme që të formonte kabinetin qeverisës.

Ai për pesë muaj u përballë me një bllok ad hoc të një aleance opozitare e cila kushtëzonte çdo qeverisje të re me largimin e Thaçit nga pushteti.

Raportet theksojnë më tej se hollësitë e marrëveshjes së mbrëmshme ende nuk janë të njohura ndërsa nënvizojnë se në këtë takim tek presidentja përveç dy liderëve ishte e pranishme edhe Ambasadorja e SHBA në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.

Më Shumë

Artan Abrashi: Do të dyfishojmë investimet në blegtori dhe bujqësi në Prizren

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka shpallur planin e tij për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale në komunë,...

Drini i Bardhë pëson humbje të ngushtë ndaj Ulpianës pas një ndeshjeje dramatike

Në një përballje tejet të luftuar të javës së tetë në Ligën e Dytë, Drini i Bardhë është ndalur në Lipjan, duke u mposhtur...

Lajmet e Fundit