17.2 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Brovina: Seanca para 28 nëntorit

FloraBrovina14-08Koalicioni PDK- LDK shumë shpejt do të udhëzojë kryesuesen e seancës konstituive Flora Brovina për thirrjen e seancës. Fillimisht seanca kishte mbetur peng i marrëveshjes ndërmjet subjekteve politike, mirëpo edhe tani kur është arritur marrëveshja, seanca ka mbetur peng i grupeve punuese nga të dy partitë të cilat janë duke e harmonizuar programin qeverisës dhe ndarjen e dikastereve.

Kryesuesja e seancës, Flora Brovina, mos thirrjen e seancës e arsyeton me faktin se grupet punuese janë duke punuar. Ajo pret që sapo të dihet se kush do të jetë kandidati për ketë post do ta thërrasë seancën.

”Sa të mbarojnë grupet punuese punën e tyre do të thirret seanca dhe do të konstituohet Kuvendi. Shumë shpejt ndodhi marrëveshja dhe tani po presim të dimë se kush është kryetari dhe do ta votojmë. Të gjithë jemi gati dhe kur të merret vendimi nga Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike do të thirret seanca. Unë besoj që grupet punuese do të mbarojnë punën shpejt dhe nuk kemi çka me pritë më shumë”, ka thënë Brovina, në një prononcim për gazetën Tribuna…

Previous article
Next article

Më Shumë

18 vjeçari nga Opoja e Dragashit humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi...

Rruga Tetovë-Prizren, Adnan Azizi: Komuna e Tetovës ka ndarë 18 milionë denarë

Adnan Azizi nga koalicioni VLEN në emisionin Click Plus në TV21, foli edhe për projektin e rrugës Tetovë-Prizren. Ai tha se shumë shpejtë do të...

Lajmet e Fundit