Rugova demanton Thaçin

HakiRugova-ldk14Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë demantuar kreun e PDK-së, Hashim Thaçi, i cili ka deklaruar ditë më parë se në marrëveshjen për bashkëqeverisje ndërmjet dy partive përfshihet edhe posti i presidentit.

Haki Rugova, nënkryetar i LDK-së, ka deklaruar për “Zërin” se posti i presidentit nuk është pjesë e marrëveshjes për bashkëqeverisje që është nënshkruar javën e kaluar, ndonëse nuk e ka përjashtuar mundësinë se këtë mund ta bëjnë vetëm dy liderët partiakë (Mustafa e Thaçi), përmes një marrëveshje interne. “Le ta bëjnë ata dy atë marrëveshje. Kjo për ne nuk paraqet asnjë problem”, ka thënë Rugova.

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Aulon Shabani rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Aulon Shabani, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe për tre vitet e ardhshme. Klubi...

Lajmet e Fundit