Bllokada vazhdon – as këtë javë nuk ka seancë

kuvendi zbrazenSeanca konstituive e Kuvendit, nuk do të mbahet as këtë javë. Sipas burimeve të Gazetës Express, PDK dhe LDK ende nuk janë gati me harmonizimin e programit qeverisës.

Me t’u arritur marrëveshja për koalicion qeverisës mes PDK’së dhe LDK’së javën e kaluar, përkatësisht më 19 nëntor, vet kryesuesja e seancës konstituive të Kuvendit të kësaj legjislature, Flora Brovina, ka thënë se ka kërkuar menjëherë vazhdimin e seancës.

Madje Brovina pati deklaruar se të nesërmen (më 20 nëntor) mund të caktohej edhe data për mbajtjen e seancës konstituive.

Megjithëkëtë, seanca nuk është thirrur ende dhe burime të Gazetës Express, tregojnë se ajo nuk do të mbahet as gjatë kësaj jave.

Kjo pasiqë PDK dhe LDK ende nuk janë gati me harmonizimin e programit qeverisës, megjithëse në paraqitjet e tyre të fundit, kanë thënë se “gjithçka po shkon sipas marrëveshjes”.

Ndërkohë, zyrtarë të të dyja partive nuk kanë qartësuar deri tani asgjë nga marrëveshja e tyre e koalicionit, edhe pse këtë e kishin paralajmëruar ta bënin menjëherë pas arritjes së marrëveshjes.

E paqartë vazhdon të mbetet edhe çështja e Kryeministrit. LDK, menjëherë pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje me PDK’në, pati deklaruar se kjo parti do t’i prijë qeverisë, pra do ta ketë postin e Kryeministrit, gjithçka vazhdon të mbetet e paqartë.

Më Shumë

Totaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Elbasan Shoshajt, themelues i celulave të para të UÇK-së në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Elbasan Xhezair Shoshajt, një prej themeluesve të celulave të para të...

Universiteti i Prishtinës hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve në nivelin baçelor dhe master për vitin akademik...

Lajmet e Fundit