14.5 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Thaçi e Mustafa, nuk i zënë besë njëri-tjetrit

Thaci e Mustafa14-23Derisa Mustafa raportohej se kërkonte garanci ndërkombëtare për postin e kryeministrit para se të pajtohej që partia e tij të hynte në koalicion qeverisës me PDK-në e Thaçit, tani është kreu i PDK-së ai që kërkon garanci se Mustafa dhe LDK-ja nuk do ta “tradhtojnë” pas dy vjetësh, kur Atifete Jahjagës t’i skadojë mandati dhe Thaçi të kërkojë postin e saj.

Mosbesimin mes rivalëve të deridjeshëm të kthyer në partnerë politikë brenda natës po e shkakton edhe zvarritja e mëtutjeshme e procesit, meqë kërkimi i garancive të ndërsjella duket se e bllokon vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, meqë partitë kërkojnë që gjithçka të votohet në pako, brenda një seance. /koha/

Më Shumë

Mbijetesa e Rahovecit 029, Latifi e quan kapitull krenarie për qytetin

Rahoveci 029 ka siguruar qëndrimin në elitën e Superliga e Kosovës në basketboll pas një fitoreje dramatike në vazhdime ndaj Golden Eagle Ylli me...

Përfundon restaurimi i Hanit të familjes Zajmi në Prizren

Ka përfunduar restaurimi i Hanit të familjes Zajmi në Prizren, njofton ministria e Kulturës. “Restaurimi i plotë i këtij aseti kontribuon në mbrojtjen dhe promovimin...

Lajmet e Fundit