17.6 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Kundërpërgjigjet rektori Ramadan Zejnullahu

Ramadan ZejnullahuUniversiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se e ka analizuar vendimin e Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për regjistrimin me automatizëm të të gjithë kandidatëve nga listat

“Konsiderojmë se veprimet tona të deritanishme kanë qenë në përputhje me ligjin dhe normat akademike dhe të tilla do të jenë edhe në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e Universitetit, ku bëhet e ditur se Universiteti i Prishtinës iu ka dhënë prioritet të gjithë fëmijëve të dëshmorëve në raport me kandidatët e tjerë në të dyja afatet e regjistrimit, duke i regjistruar të gjithë ata të cilët e kanë plotësuar kriterin minimal akademik në afatin e parë, dhe për më shumë, duke u ofruar pikë bonusi në afatin e dytë.

“Kështu janë regjistruar 129 studentë, ndërsa nga ne kërkohet t’i regjistrojmë edhe 1050 studentë nga kategoritë tjera, me ç’ rast nuk merren parasysh kriteret akademike dhe as kapacitetet tona të infrastrukturës dhe personelit mësimor”.

Përmes kësaj komunikate, Rektorati deklaron se menaxhmenti i Universitetit synon që ta ngrisë cilësinë e studimeve në të gjitha nivelet me qëllimin kryesor që të jenë universitet konkurrues brenda Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë.

Më Shumë

Nisin “ethet” e play-off-it, Ylli dhe Peja hapin serinë në Suharekë

Sonte starton faza më vendimtare në Superliga e Kosovës në basketboll, me përballjen ndërmjet Golden Eagle Ylli dhe Pejës. Ndeshja zhvillohet në palestrën “13 Qershori”...

Gola: Sakrifica e Lubizhdës, dëshmi e pashlyeshme e lirisë së Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e Lubizhdës së Hasit, duke vlerësuar sakrificën e tyre si pjesë të rëndësishme...

Lajmet e Fundit