11.8 C
Prizren
E martë, 14 Maj, 2024

Opozita e ardhshme thotë se do të jetë e bashkuar

KuvendiKosoves5-27Donika Kadaj-Bujupi, thotë se kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka qenë boshti i koalicionit të Bllokut. Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, thotë se partinë e saj në vazhdimësi e ka shqetësuar fakti se Blloku merrej me ndarjen e posteve e jo me programin qeverisës ndërkaq Bilall Sherifi nga Nisma, thotë se është koha të tregohet korrektësi duke bashkëpunuar njëri me tjetrin, e jo duke fajësuar njëri tjetrin.

Donika Kadaj- Bujupi thotë se ka përcjellur Bllokun që nga ditët e para të krijimit dhe se Haradinaj nuk ka përjashtuar asnjëherë asnjërin lider nga roli që kishte në Bllok.

“Kam qenë pjesë që nga ditët e para që në vazhdimësi jemi marrë me Bllokun. Mund të them që kryetari Haradinaj pa dashur asnjëherë të përjashtojë liderët e tjerë nga roli që kanë pasur, por ka qenë boshti i koalicionit të madh dhe ka bartur përgjegjësinë e çdo gjëje që lidhet me koalicionin”, ka thënë ajo në emisionin “Rubikon” të KTV’së.

Ndërkaq Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje thotë se këtë parti e shqetësonte se si liderët e Bllokut merreshin me poste.

“Ne nuk kemi qenë pjesë e asaj marrëveshje, por e kemi parë të domosdoshme ta pamundësojmë Thaçin 3. Deklaratat publike ishin se nuk ishte mirë që ishin ndarë postet. Asokohe kur LDK si partia e dytë më numrin më të madh të votave, ia dha postin e kryeministrit AAK’së, është e qartë pse, që ta pamundësonte që Haradinaj të shkojë të Thaçi. Tash nuk e di pse Ramushi nuk e ndali Isën, pse nuk ia dha postin e kryeministrit”, ka thënë ajo.

Për Bilall Sherifin nga Nisma për Kosovën, e rëndësishme është që pas gjithë kësaj që ka ndodhur, partite tjera që do të mbesin në opozitë, të bashkëpunojnë njëra me tjetrën.

“Vendit nuk iu mundësua ndryshimi. Në një moment çdokush e ka pikën e vet të shkrirjes. Të tërhiqemi nga kjo logjikë ku i japim vetes të drejtë të fajësojmë të tjerët. Duhet të shohim se ku mund të bashkëpunojmë”, ka thënë Sherifi.

Më Shumë

Dita e Martirëve në Korishë të Prizrenit, Kurti: Vrasjet pa dallim moshe e gjinie, dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vrasjet e Serbisë pa dallim moshe dhe gjinie në vend janë dëshmi e gjenocidit serb. Kurti ka...

25 vjet nga Masakra e Korishës së Prizrenit

Sot janë bërë 25 vjet nga Masakra e Korishës së Prizrenit. Për të shënuar këtë ditë sot nga ora 11:00, do të mbahet manifestim përkujtimor...

Lajmet e Fundit