18.7 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

PDK-LDK, afër zyrtarizimit të Mustafës kryeministër

Mustafa-Thaci14-26Grupet punuese të LDK-së dhe PDK-së me gjithë dallimet e mëdha kanë arritur në fazën finale të ndarjes së dikastereve dhe hartimit të programit qeverisës, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe pse shumë gjëra janë definuar, zyrtarisht heshtet për emrat e ministrave, por edhe të vetë kryeministrit.

Megjithatë, posti i kreut të Qeverisë tanimë është punë e kryer dhe ai i takon Isa Mustafës.

Burime të ndryshme nga të dyja partitë kanë thënë se të hënën apo të martën pritet të nënshkruhet marrëveshja e plotë për qeverisje.

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, por as zyrtarë të partisë së tij deri më tani nuk e kanë zënë ngoje fare çështjen e kryeministrit, për të cilin post Thaçi kishte thënë më herët se nuk heq dorë.

Një burim i afërt me PDK-në ka thënë se çështja e mospërmendjes së Mustafës si kryeministër nga ana e Thaçit ka të bëjë më së shumti me përpjekjen që të parandalohet reagimi negativ brenda partisë për arsyen që lëshohet posti i shefit të Ekzekutivit. /koha/

Më Shumë

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

A po kërkoni të rritni biznesin tuaj, të modernizoni fermën apo të renovoni shtëpinë e ëndrrave, por procedurat e komplikuara dhe mungesa e transparencës...

Kurti kujton masakrën e Lubizhdës së Hasit: 27 vjet nga krimet e luftës në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar sot 27-vjetorin e masakrës në Lubizhdë të Hasit, një nga krimet e rënda të kryera gjatë luftës...

Lajmet e Fundit