14 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Vuçiq bën thirrje për krijimin e Gjykatës Speciale

Aleksandar Vucic2Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, ka bërë thirrje për krijimin e Gjykatës Speciale, duke pretenduar se pjesëtarët e UÇK-së duhet të dënohen për krimet e kryera kundër serbëve dhe jo-shqiptarëve.

“Serbët nuk mund të vizitojnë varret e të parëve të tyre në Kosovë sepse nuk ka siguri. Thirrja e institucioneve atje është veç mashtrim sepse atje nuk ka siguri”, ka thënë ai.

“Gjykata speciale duhet t’i gjykojë pjesëtarët e UÇK-së që kanë kryer krime kundër serbëve. Dënimi i tyre nga EULEX-i deri më tani nuk është bërë sepse te ndërkombëtarët ka pasur ndikim elita e politikanëve shqiptarë”.

Ai ka folur në detaje për rastin Kleçka dhe për Grupin e Drenicës.

Vuçiq: Kemi problemet tona, nuk kemi kohë për nacionalizëm

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ka thënë se shteti i tij asnjëherë nuk ka krijuar probleme nacionaliste, pasi sipas tij, Serbia ka problemet e veta të brendshme.

“Serbia është e përcaktuar për paqe në mënyrë të pavarur dhe pa kurrfarë shtytje nga jashtë. Kemi bërë reforma ekonomike, nuk krijojmë probleme nacionaliste sepse kemi problemet tona të brendshme. Serbia ka shmangur konfliktet etnike sepse këtë e bëjnë vetëm politikanët e dobët”, ka thënë Vuçiq.

Gjatë mbledhjes, kryeministri serb, ka pohuar edhe njëherë se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, por kjo nuk do t’i pengojë Beogradit që të bisedojë me Prishtinën.

“Ne nuk njohim pavarësinë e Kosovës, por kjo nuk na pengon që të bisedojmë me Prishtinën. Kjo është një qasje pozitive e Serbisë. Ne kemi dëshmuar se dëshirojmë paqe në Ballkan dhe se dëshirojmë të ardhme normale”, ka thënë ai. /Koha.net/

Më Shumë

Policia e kap hajnin e veturave dhe marketeve në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një të dyshuari në Prizren për së paku pesë vjedhje. Lajmin e ka bërë të ditur për...

Punime në rrjetin elektrik në Restelicë të Dragashit, kufizohet qarkullimi i automjeteve

Komuna e Dragashit ka njoftuar se më 8 prill 2026 do të zhvillohen punime në rrjetin elektrik në fshatin Restelicë, në segmentin pranë tunelit. Sipas...

Lajmet e Fundit