17.3 C
Prizren
E martë, 22 Prill, 2025

Qeveria në ardhje me premtime të vjetra për kulturën

Isa mustafa ne kuvendAto që s’janë bërë me gjashtë ministra të Kulturës, janë prezantuar edhe si zotime të Qeverisë në ardhje. Përderisa i nominuari për kryeministër të vendit, Isa Mustafa, të hënën, në fjalimin e tij, ka përmendur si prioritet hartimin e strategjisë kulturore, në programin qeverisës përmendet kthimi i eksponateve e dokumenteve të trashëgimisë kulturore të marra nga Serbia, si dhe kthimi i negativëve të “Kosovafilmit”.

Prej nga paslufta e këndej, LDK-ja ka pasur pesë ministra të Kulturës e PDK-ja një. Me Qeverinë e koalicionit PDK-LDK, kjo e fundit pritet ta rimarrë këtë ministri, shkruan Koha Ditore.

“Prioritet do të jenë hartimi dhe miratimi i strategjisë për kulturën, si dhe Ligji për sponsorime dhe donacione, si dy dokumente mjaft të rëndësishme për zhvillimin e jetës kulturore në vend dhe prezantimin ndërkombëtar të saj”, ka thënë Mustafa në Kuvendin e Kosovës. Mustafa, i cili pritet të zgjidhet kryeministër i vendit sot (e martë), ka thënë se Qeveria e drejtuar prej tij do të vazhdojë të rrisë buxhetin për institucionet publike të Kulturës.

Ka përmendur Teatrin Kombëtar të Kosovës, Qendrën Kinematografike të Kosovës, Filarmoninë e Kosovës, Baletin Kombëtar të Kosovës, ansamblin kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota”. Rritjen e buxhetit e ka cilësuar si mënyrë që të rritet krijimtaria artistike dhe që publikut t’i ofrohen programe të pasura dhe me vlera kulturore.

“Krahas pasurimit të programit të tyre, buxheti do të orientohet edhe në promovimin e krijimtarisë së tyre në vende të ndryshme të botës. Atyre do t’iu garantohet funksionimi profesional, autonom dhe apolitik, si dhe shtrirja e vendimmarrjes”, ka thënë Mustafa. Në fjalimin e tij, kulturën e ka përmendur 12 herë. Sipas tij, Qeveria do të rrisë buxhetin për aktivitete që kanë karakter ndërkombëtar, siç janë festivale të ndryshme të filmit dhe të muzikës.

Rëndësi të veçantë, sipas Mustafës, do t’i kushtohet botimit dhe qarkullimit të librit. Edhe për këtë fushë ka paraparë rritje të buxhetit për promovimin e prezantimin e krijuesve letrarë. Kinematografinë e ka cilësuar si fushë të rëndësishme për promovimin e kulturës. Ka thënë se Qeveria do t’i kushtojë vëmendje të veçantë kinematografisë duke rritur buxhetin për prodhim të filmave dhe për lidhjen e bashkëpunimit me qendra të vendeve të tjera.

“Qeveria do të plotësojë infrastrukturën ligjore në fushën e kulturës dhe do të punojë në reformimin e saj, duke e përfaruar atë me praktikat më të mira ndërkombëtare, të vendeve të rajonit, si dhe të Bashkimit Evropian”, ka thënë ai, tek ka shtuar se do të vazhdojë të përkrahet kalendari i përbashkët kulturor Kosovë-Shqipëri.

Të hënën sërish janë përfolur emrat e ministrave të mundshëm të Kulturës. Gjatë pjesë së parë të ditës gazeta ka mësuar se Vlora Dumoshi ishte caktuar që të udhëhiqte me kulturën e vendin në mandatin e ardhshëm qeverisës. Më vonë ky emër është zëvendësuar me atë të Kujtim Shalës.

Nga radhët e LDK-së Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit e kanë udhëhequr Behxhet Brajshori, Astrit Haraqia, Skënder Hyseni, Lutfi Haziri e Valton Beqiri. Memli Krasniqi ka qenë i vetmi ministër i Kulturës nga radhët e PDK-së. Zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit ia shkurtuan mandatin katërvjeçar për tre muaj.

Më Shumë

Rexhaj-VV: Ne do ta përsërisim propozimin për Haxhiun – kryeparlamentare

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj ka deklaruar se përsëri propozimi për kryeparlamentare është Albulena Haxhiu dhe nuk ndryshojë mendim, raporton Ekonomia Online. “Po shkoj lart,...

Seanca konstituive vazhdon nesër nga ora 12.00

Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se seanca konstituive e radhës mbahet nesër në ora 12.00. Zhvillimi vie pas kërkesës së presidentes Vjosa Osmani...

Po të shkruaj…!

Lajmet e Fundit