-1 C
Prizren
E hënë, 19 Janar, 2026

Kerry uron Mustafën, i thotë ta luftojë korrupsionin

kerry5Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka dërguar një mesazh urimi për Kosovën për zgjedhjen e institucioneve të reja, duke vënë në pah faktin se këto dalin nga organizimi për herë të parë i zgjedhjeve që gjithë territorin e Kosovës.

“E përgëzojmë presidenten Jahjaga për lidershipin e saj të palëkundur për të siguruar tranzicionin politik që ndodhi në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ne gjithashtu e urojmë kryeministrin Mustafa dhe presim të bashkëpunojmë ngushtë me të dhe kabinetin e tij teksa ata përballen me shumë sfida të Kosovës dhe rajonale”.

Në të kryediplomati amerikan thotë se SHBA do të përkrahë vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe kërkon krijimin sa më të shpejtë të Gjykatës Speciale për të punuar në bazë të raportit të Williamsonit. “Ne presim që qeveria të punojë në mënyrë gjithë-përfshirëse me të gjitha komunitetet, dhe me seriozitet ta adresojë çështjen e korrupsionit”, thuhet në letrën e Kerryt.

Më Shumë

Tjetër skandal në basketbollin kosovar: Asistenti i Bashkimit goditet me shishe nga tifozët e Vëllaznimit

Një incident serioz ka ndodhur në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë gjatë zhvillimit të ndeshjes së basketbollit mes Vëllaznimit dhe Bashkimit. Një tifoz i Vëllaznimit...

Rinumërimi zbardh manipulim industrial votash në Prizren

Rinumërimi i votave ka zbardhur manipulimin që është bërë në Qendrat Komunale të Numërimit. Devijim më i madh është evidentuar në Prizren, për llogari...

Lajmet e Fundit