Thaçi me “kompetenca” të presidentit

Hashim thaci 4Kushtetuta si kompetencë të parë presidentit ia liston përfaqësimin e Kosovës jashtë, shkruan sot Koha Ditore.

Hashim Thaçi do ta drejtojë politikën e jashtme për më shumë se një vit, kur pastaj mëton të bëhet president.

Njohës të zhvillimeve politike thonë se funksioni që ka marrë në Qeveri është i kalkuluar. Sociologu Artan Muhaxhiri ka vlerësuar se prezenca e Thaçit në Qeveri tregon fuqi më të madhe sesa thjesht dy funksionet që mban, shkruan “Koha Ditore”.

Ndërkaq, juristi Dren Doli ka shprehur bindjen se një ministër i Jashtëm aktiv, dhe për më tepër lider i partisë më të madhe në vend, do të mund të dominojë çdo rol të kryeministrit dhe të presidentit në politikën e jashtme.

Më Shumë

Mbahet edicioni i 22-të i Festivalit “Fluturat”, promovohen talentet e reja në Prizren

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Prizren u mbajt edicioni i 22-të i Festivalit për Fëmijë Fluturat, një ngjarje tradicionale...

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

Lajmet e Fundit