LDK me dy Grupe Parlamentare?!

Mustafa-Gashi ne kuvendPakënaqesit e nji grupi deputetesh mbrenda LDK’s kanë shkue deri e n’at mas sa që ata munden me u nda nga LDK, tue formue nji grup tjetër parlamentar.

Nji burim i besueshem i televizionit Rrokum, mbrenda LDK’s ka thanë se shumë shpejt ky grup ka me vendosë per hapat e matutjeshëm.

“Gjatë javes tjeter kemi me vendos se çka kemi me ba, krejt çka muj me ju thanë asht se jemi shumë të pakënaqun me këtë qeveri dhe me zgjedhjen e Kadri Veselit kryeparlamentar.

Grupi ynë përbahet nga 8 deputet dhe ne jemi ne bisedime edhe me disa deputet tjerë, besoj qe dhe ata kanë me na u bashkangjit” ka thanë ky burim.

Ky grup asesi nuk ka me u largue nga LDK, por kanë me punu fort për ndryshime mbrenda partisë, ndersa pritet me u udhëheq nga Vjosa Osmani ose Anton Quni.

Deputetët e paknaqun në LDK janë Vjosa Osmani, Armend Zemaj, Anton Quni, Arben Gashi, Alma Lama, Adem Salihaj, Fatmir Rexhepi dhe Dorentina Maloku./Rrokum/

Më Shumë

Kurban Bajrami, BIK publikon orën e faljes së namazit

Kurban Bajrami do të falet të mërkurën, më 27 maj 2026, në orën 05:40 në të gjitha xhamitë e Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës ka...

Vdes një person në Prizren, u lëndua në shtëpinë e tij

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Lajmet e Fundit