EULEX-i pritet të hetohet edhe nga OLAF-i

EULEX-kosoveMisioni i cili në Kosovë ka ardhur për të ndihmuar në vendosjen e sundimit të ligjit, si dhe për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivel të lartë, EULEX, tash është gjendur në situatë ku është akuzuar për përfshirje në korrupsion të nivelit të lartë, shkruan sot Koha Ditore.

Dhe kjo është “dramatike” për shumë deputetë të Parlamentit Evropian, të cilët edhe më herët ishin shprehur se “janë të alarmuar me mungesën e rezultateve nga ana e EULEX-it”. Këto pohime janë bërë para disa ditësh në një debat në Komisionin për kontrollin buxhetor të Parlamentit Evropian, ku në prani të Keneth Dean, shefit të Operacioneve Civile në Shërbimin e Jashtëm të BE-së, nën të cilin është edhe EULEX-i, është diskutuar për misionin evropian në Kosovë

Më Shumë

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Lajmet e Fundit